• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet BLIC - edicioni i parë
e Mërkurë, 27 Janar 2010 09:39

Dragash
- Një mori dokumentacioni, përfshirë pasaporta, letërnjoftime të periudhës së paraluftës në Kosovë, pastaj certifikata të lindjes dhe dokumente të tjera, si dhe një pushkë gjahu pa dokumente valide, janë sekuestruar dje në fshatin Rapçë të Gorës së Dragashit, njoftoi zyrtarisht policia në Prizren. Lidhur me këtë rast, është arrestuar Rufat Destani, i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale, kontrabandim me njerëz.
Dokumentacioni i sekuestruar nga policia i takon kryesisht qytetarëve nga komuna e Dragashit, por, sipas policisë, ka edhe dokumentacione që u përkasin qytetarëve nga Prizreni dhe Suhareka.
Zëdhënësi rajonal i policisë në Prizren, togeri Hazir Berisha, bëri të ditur se në bazë të një hetimi të gjatë, kanë arritur deri tek zbulimi i kësaj vepre ilegale.
Dragash - Dje është nënshkruar marrëveshja për koalicion midis degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD) në Dragash. Sipas kësaj marrëveshje, dy subjektet politike janë pajtuar që LDD-ja të udhëheq me një Drejtori komunale, por nuk është saktësuar se cila nga këto drejtori do t’i takojë këtij subjekti politik.
Njëkohësisht, në marrëveshje parashihet që programet e dy subjekteve politike të harmonizohen, në mënyrë që udhëheqja komunale të jetë më funksionale.
Nënshkruesit e marrëveshjes, Salim Jenuzi, në emër të PDK-së, dhe Vahidin Halili, në emër të LDD-së, janë zotuar se ky koalicion do të jetë i vlershëm deri në përfundim të këtij mandati.
Dragash - Kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, dje ka shfuqizuar vendimin e datës 24 dhjetor të vitit të kaluar, me të cilin kishte zgjatur orarin e punës për Zyrën e Ofiçarisë në Dragash, Zyrën e Pranimit dhe Zyrën e Tatimit në Pronë. Punëtorët e këtyre shërbimeve, nga dita e djeshme i janë kthyer orarit të rëndom, pasi fluksi i qytetarëve nga mërgata, të cilët kërkonin këto shërbime, tashmë ka rënë.
Më 24 dhjetor të vitit të kaluar, kryetari Jenuzi pat marrë vendim që këtyre zyrave komunale t’iu zgjatet orari, për shkak të fluksit të madh të qytetarëve nga mërgata, të cilët, gjatë pushimeve të tyre në vendlindje, pajiseshin edhe me dokumentacione personale.
Dragash - Nesër mbahet mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Dragashit, në të cilën do të shqyrtohen pesë pika të rendit të ditës, përfshirë edhe pikën e fundit, e cila është rezervuar për eventualitete.
Në këtë mbledhje pritet të zgjidhet kryesuesi i Kuvendit komunal dhe komitetet komunale, ndërkohë që do të debatohet edhe për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të Komunës.
Në pikën e katërt të rendit të ditës, pritet të zgjidhet edhe nënkryetari i Komunës, nga radhët e minoriteteve.
Prizren - Dega e Aleancës Kosova e Re në Prizren ka shkëputur marrëveshjen që ka pasur me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, për të nënshkruar një ujdi të re me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës për këtë post.
Me gjithë përplasjet e brendshme, dega e këtij subjekti politik ka zyrtarizuar koalicionin me kundërshtarin në raundin e dytë të zgjedhjeve, Ramadan Mujën.
Sipas një njoftimi të degës së AKR-së, kjo lëvizje eshtë bërë sipas një vendimi të Kryesisë Qendrore, me kërkesë të vetë Behgjet Pacollit.
Prizren - Pas njoftimit të Prokurorisë së Qarkut në Prizren, për ndërprerjen e hetimeve ndaj zbardhjes së rastit të djegies së një pjesë të Kuvendit Komunal të Prizrenit, në vitin 2007, zyrtarët komunalë kanë reaguar, duke u shprehur të befasuar me këtë vendim.
Zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha, në një konferencë shtypi enkas për këtë Çështje, të martën ka thënë se prokuroria është dashur t’i vazhdoj hetimet, deri në zbardhjen e shkakut që ka quar në djegien e zyrave të KK-së. Berisha ka shtuar se Komuna do të vazhdoj të kërkoj nga organet e drejtësisë, që të zbardhet shakatari që ka quar në djegien e një pjese të KK-së.
Prishtinë - Sot mbahet takimi i Grupit punues për liberalizimin e vizave. Në takim do të diskutohen të arriturat dhe sfidat që janë evidentuar gjatë zbatimit të Udhërrëfyesit dhe Planit të Punës për këtë çështje.
Në këtë takim do të marrë pjesë Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti dhe anëtarët e Grupit ndërministror, përgjegjës për koordinimin dhe zbatimin e Udhërrëfyesit dhe Planit të Punës për liberalizim të vizave.
Share