• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Adelina Ismaili, hyn në politikë! |
e Mërkurë, 27 Janar 2010 17:14 |
![]() Ndërkohë, pas shumë hetimeve, ku janë përfshirë edhe organet e misionit evropian në Kosovë, EULEX, ditë më parë, Adelina është shpallur e pafajshme, duke u marrë parasysh deklarata e saj, dhënë Gjykatës Supreme në Prishtinë, në tetor të vitit 2008, lidhur me vrasjen e të dashurit të saj, policit Triumf Riza. Për këtë çështje, ka mbaruar edhe marrja në pyetje e 19 dëshmitarëve të tjerë.
Në mesin e personave që kanë dhënë dëshminë e tyre, përveç babait dhe vëllait të policit të ndjerë, janë edhe Adelina Ismaili, së bashku me nënën dhe motrën e saj. Flitet që Adelinën e pret një gjobë e rëndë, për shkak të sulmit fizik që ajo i bëri Agron Sekiraçës në gjykatë, por kjo çështje mbetet të zbardhet në të ardhmen.
Për vrasjen e policit, Triumf Riza, janë të akuzuar gjashtë persona, tre prej të cilëve ndodhen të burgosur, kurse tre të tjerë, ndodhen në arrati.
|