• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kuvendi Komunal mbajti seancën e dytë!
e Enjte, 28 Janar 2010 23:25
Radio_SHARRI_-_KuvendiLulzim Rifaj, sërish është zgjedhur për kryesues të Kuvendit komunal, Sherif Aga, nga radhët e komunitetit pakicë, zgjidhet zv/kryesues, ndërkaq nënkryetar i Komunës, sërish zgjidhet Çasip Kushi.
Ky ishte bilanci i mbledhjes së parë punuese të Kuvendit Komunal të Dragashit, derisa pika që kishte të bënte me ndryshimin e një neni të Statutit komunal, është hequr nga rendi i ditës, me kërkesë të kryetarit të Komunës, Salim Jenuzit.
Në mbledhjen e së enjtes, me 15 vota pro, nga 27, sa ka këshilltarë Kuvendi Komunal, Lulzim Rifaj sërish e fitoi besimin për të drejtuar Kuvendin Komunal, ndërkaq Sherif Aga, nga radhët e komunitetit boshnjako goran, si kandidati më i votuar nga radhët e këtij komuniteti, u emërua zv/kryesues, ashtu siç e parasheh ligji mbi qeverisjen lokale.
Për postin e kryesuesit të KK-së, LDK-ja propozoi kandidatin e vet, Samidin Xheladinin, por ai fitoi vetëm 11 vota.
Delegatët patën shumë paqartësi, rreth zgjedhjes së nënkryetarit të Komunës, nga radhët e komunitetit pakicë, i cili fitoi shumicën e votave nga delegatët e komunitetit të vet, por jo edhe nga shqiptarët. Pas leximit publik të Ligjit përkatës, është konstatuar se ai, megjithatë, ka fituar besimin për këtë post nga shumica e këshilltarëve të pranishëm.
Në vazhdim janë zgjedhur edhe komitetet obligative, ai për Politikë e Financa, si dhe Komiteti për Komunitete, por pa këshilltarët e LDK-së.
Kohën më të madhe, këshilltarët e harxhuan rreth formimit të këtyre komiteteve, duke shfaqur moskënaqësi rreth përfaqësimit të subjekteve të tyre.
Jo vetëm këshilltarët e LDK-së, por edhe ata të VAKAT-it dhe AAK-së kanë dalë disa herë radhazi në foltore, për tu ankuar se subjektet e tyre nuk janë të përfaqësuara sa duhet, në propozimin e dhënë nga kryesuesi i KK-së, rreth përbërjes së këtyre Komiteteve. Pasi propozimi i kryesuesit të seancës nuk është përkrahur, ai e ka hedhur në votim. Me shumicë votash është miratuar zgjedhja e anëtarëve të të dyja komiteteve, nga të gjitha 8 subjektet politike që kanë ulëse në Kuvend. Grupi parlamentar i LDK-së, nuk kanë pranuar që të kyçen edhe anëtarët e tyre, duke këmbëngulur që në komitetin për Politikë e Financa të përfaqësohen me 3 anëtarë.
Edhe Komiteti për Komunitete shkaktoi polemika ndërmjet këshilltarëve nga Gora, por pas disa konsultave, edhe ky komitet u konstituua, me 9 anëtarë.
Share