• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
LDK: Kuvendi i Dragashit e shkeli ligjin!
e Mërkurë, 03 Shkurt 2010 09:01
Radio_SHARRI_-_Kuvendi_-_02Të pakënaqur me zgjedhjen e nënkryetarit të Komunës nga radhët e komunitetit pakicë dhe përfaqësimin joadekuat në Komitetin komunal për Politikë e Financa, grupi parlamentar i LDK-së i drejtohet Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL).
“Të bindur se në seancën e mbajtur mё 28.01.2010, janë shënuar shkelje tё Ligjit pёr Vetëqeverisjen Lokale dhe Statutit tё Komunës, parashtrojmë kёtё ankesë, ngase me rastin e zgjedhjes së anëtarëve nё Komitetin pёr Politikё e Financa, është abuzuar parimi i nenit 51.3 tё Ligjit për Vetëqeverisje Lokale”, thuhet në fillim të ankesës së grupit parlamentar të LDK-së, adresuar MAPL-së.
Në vazhdim, ata kontestojnë edhe zgjedhjen e nënkryetarit të komunës për komunitete, që, sipas tyre, nuk është bërë konform Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe të Statutit të Komunës. “Nё këtë seancë, kryetari i Komunёs dhe kryesuesi i sapozgjedhur kanё propozuar që Komiteti për Politikë dhe Financa të ketë 9 anëtarë, prej të cilëve, 3 anëtarë të PDK-së, duke llogaritur kryesuesin, dhe 2 anëtarë nga LDK-ja.  Ne kërkuam që të kemi 3 përfaqësues në këtë komitet, ngase, si grup parlamentar përbëjmë 33,3% të numrit të përgjithshëm të vendeve në KK, ndërkaq në këtë mënyrë na janë ndarë 22% të vendeve në këtë komitet”, thuhet në këtë ankesë, ku shtohet
se ata kanë reaguar përnjëherë, duke kërkuar respektimin e ligjit, por pas konsultave, duke u mbivotuar, sërish nuk janë pranuar kërkesat e tyre.
Shkelje ligjore, sipas tyre, ka pasur edhe me rastin e zgjedhjes së nënkryetarit të komunës për komunitete. “Puna e komisionit ka pasur rrjedha normale. Votimi ёshtё bёrё ndaras. Së pari kanё votuar anëtarët e KK-së, të komunitetit pakicë, dhe rezultati ka qenё 4:1 për kandidatin e propozuar. Pastaj kanë votuar ata të komunitetit shumicë, ku rezultati ishte 9:12 (në disfavor të kandidatit të propozuar). Me këtë rast, kryesuesi ka konstatuar se kandidati nuk i ka fituar votat dhe e mbyllë seancën, andaj këshilltarët nisen tё dalin nga salla. Ndërkohë, ka reaguar kryetari i komunës z. Salim Jenuzi, duke theksuar se kandidati ka marrë numrin e nevojshëm, dhe kështu ka ndikuar tek kryesuesi, i cili ka komunikuar se kandidati ka fituar shumicën e nevojshme të votave”, citohet në ankesë.
E tëra kjo, sipas tyre, solli habi tek ta, andaj kanë reaguar kot, ngase kandidati i propozuar shpallet fitues. “Pasi që ne, këtë e vlerësuam si të pavlerë, vendosëm të ushtrojmë ankesё, të bindur se ju, nё cilёsi tё organit kompetent, tё rishikoni kёtё rast dhe të urdhёroni anulimin e këtij rezultati”, thuhet në fund të ankesës së Grupit parlamentar të LDK-së, adresuar MAPL-së.
Share