• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Ndërkombëtarët - vërejtje për Serbinë!
e Enjte, 04 Shkurt 2010 19:43
Radio_SHARRI_-_DnevnikVendet, anëtare të kuintit (SHBA, Franca, Britania e Madhe, Gjermania dhe Italia), përkatësisht Grupi i Kontaktit, pa Rusinë, kanë paralajmëruar Beogradin se, në të ardhmen nuk do të tolerohet fushata e drejtuar kundër tyre dhe shteteve të tjera, të cilat e kanë njohur shtetësinë e Kosovës.
Këtë e kanë thënë për gazetën "Dnevnik" të Novi Sadit, burime të kuintit në Bruksel. Sipas kësaj gazete, disa vende të kuintit tashmë i kanë përcjellë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë nota diplomatike, në të cilat qartë kanë bërë me dije se nuk do të tolerohen përpjekjet e diplomacisë serbe për minimin e prestigjit të tyre ndërkombëtarë dhe të ndikimit në zbatimin e politikës ndaj Kosovës. "Deri më tash, në masë të madhe, kemi toleruar politikën e jashtme të Serbisë, sa i përket çështjes së Kosovës, sepse kemi besuar që me kohë kjo çështje do të hiqet nga agjenda. Kemi besuar, kur na është thënë se paraqitjet e ministrit Jeremiq për Kosovën janë me qëllim të mbrojtjes së presidentit Tadiq, nga sulmet e nacionalistëve në Serbi. Kemi besuar edhe kur iniciativa në OKB na është prezantuar si mënyrë që çështja e Kosovës të hiqet nga agjenda. Mirëpo, Kosova është edhe më tutje temë kryesore politike. Prandaj, disa anëtare të BE-së kanë vendosur që sa më parë t'i bëjnë me dije Beogradit, se më nuk do të tolerojnë që kushdoqoftë nga Serbia të shkojë nëpër botë dhe të përpiqet që të luhat reputacionin dhe influencën e tyre. Askush nuk mund që, në takimet me shtetet e treta, të akuzojë BE-në dhe SHBA-të, për shkelje të të drejtës ndërkombëtare. Ndërsa, në të njëjtën kohë synon të ketë marrëdhënie të mira me ne", citohet të ketë thënë një bashkëbisedues i gazetës "Dnevnik".
Kjo gazetë nga kryeqyteti i Vojvodinës, shkruan më tej se ky bashkëbisedues ka shtuar se, meqë ende nuk ka paralajmërime publike nga BE-ja por vetëm të tilla të balancuara, kryesisht nga kontaktet diplomatike ose në takimet në katër sy, Beogradi nuk duhet kuptuar aq lehtë. "Përkundrazi, kur vërejtjet bëhen publike, do të jetë shumë më vështirë që pasojat të përmirësohen. Tekefundit, Beogradi në këtë kontekst duhet t’i kushtojë vëmendje qëndrimit të Spanjës. Madridi nuk e njeh Kosovën! Por, edhe pse ka mundur të vërë veto, ka pranuar që t'i vazhdohet mandati Piter Feithit, si përfaqësues special i BE-së për Kosovën. Gjithashtu, Spanja do ta ftojë Prishtinë në takime, jo si "UNMIK - Kosovo", por si "Kosova, nën rezolutën 1244". Madje, Madridi as NATO-s nuk ia ka mohuar planin për veriun e Kosovës", ka thënë ky burim i gazetës, nga institucionet evropiane në Bruksel.
Share