• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet BLIC - edicioni i dytë
e Premte, 05 Shkurt 2010 15:24

Prizren
- Përfaqësues të PDK-së në Prizren, subjekt ky që kanë fituar zgjedhjet e fundit lokale, deklaruan se do t’i mbajnë premtimet gjatë ndarjes së pushtetit, duke sqaruar se, pos Ruzhdi Rexhës, me të cilin kanë bërë marrëveshje të shkruar paraprakisht, me partnerët tjetër kjo çështje do të diskutohet, pas certifikimit të rezultatit për kryetar komune.
Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Zafir Berisha, në një konferencë me gazetarë falënderoi të gjithë qytetarët dhe strukturat e partisë, të cilat janë angazhuar për fitoren e saj.
Kukës - Këshilli Bashkiak i Kukësit, i ka kërkuar sot kryeministrit të vendit, Sali Berisha, që të marrë seriozisht zgjidhjen e çështjes së tokave të përmbytura, si dhe atyre të ish Ndërmarrjeve Bujqësore, të cilat prej vitesh nuk kanë marrë rrugën e zgjidhjes.
Drejt këtij vendimi janë bashkuar të gjithë këshilltarët, pa dallime politike, pasi që ky është cilësuar si problem kyç i komunitetit kuksian, si dhe më i pa zgjidhshmi nga të gjitha qeveritë e Shqipërisë.
Prishtinë - Policia e Kosovës njoftoi sot se, si rezultat i një marrëveshje ndërmjet policëve grevistë dhe Qeverisë për ndërprerjen e grevës, pagat e zyrtarëve policorë do të ngritën nga 355 deri në 430 euro.
Policia njoftoi se pas mesnatës, të gjithë zyrtarët policorë të Departamentit të Njësive të Specializuara, janë kthyer në punë, në të gjitha rajonet e vendit.        
Sipas marrëveshjes që çoi në ndërprerjen e grevës, do të rishikohen dhe korrigjohen të gjitha gabimet që janë shfaqur në sistemin aktual të pagave.
Uashington - Pas një takimi të mbyllur me Sekretaren Amerikane tё Shtetit, Hillari Klinton, ministri i Punëve tё Jashtme, Skender Hyseni, ka deklaruar se biseda është përqendruar nё proceset e Kosovёs dhe rreth saj, sidomos pёr njohjet, pёr procesin nё Gjykatën Ndёrkombёtare tё Drejtёsisё, si dhe pёr hapat qё duhet tё merren, pёr tё çuar këto procese edhe mё pёrpara.
Ministri Hyseni, këto ditë qëndroi në Uashington, ku mori pjesë edhe në ngjarjen tradicionale “Lutjet e Mёngjesit”, që organizohen nga presidenti i SHBA-ve.
Belfast - Në Belfast të Irlandës, sot mbyllen punimet e Konferencës ndërkombëtare parlamentare për ndërtimin e paqes, në të cilën po merr pjesë edhe një delegacion kosovar, i kryesuar nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Gjatë Konferencës, e cila trajton aspekte të ndryshme për ndërtimin dhe forcimin e paqes në vendet e dala nga konflikti, kryeparlamentari Krasniqi pati takime të shumta me përfaqësues të vendeve të ndryshme, por edhe me personalitete, qëllimi i të cilave ishte sensibilizimi, i vendeve që ende nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës, që ta bëjnë këtë.
Prishtinë - Zyrtarë të Fondit Global, kanë bërë të ditur se Kosova tash mund të aplikojë në raundin e dhjetë të granteve që ky Fond ndanë për të forcuar rolin e sistemit shëndetësor, në shtete të ndryshme.
Kjo u bë e ditur pas një takimi që zyrtarët e këtij Fondi zhvilluan me zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, njofton Zyra për informim e kësaj ministrie.
Ministri, Alush Gashi, ka falënderuar përfaqësuesit e Fondit Global për asistencën që i ka dhënë vendit tonë në zhvillimin e programeve nacionale për HIV/AIDS dhe TBC.
Durrës - Dy shtetas kosovarë janë kapur në flagrancë nga forcat kufitare të portit të Durrësit, teksa tentonin të kalojnë kufirin detar me dokumente false.
Të ndaluarit janë një 31 vjeçar, nga Podujeva dhe një 33 vjeçar nga Prizreni. Që të dy janë kapur duke tentuar të udhëtojë në drejtim të Italisë, me një nga tragetet e linjës Durrës-Bari, duke shfrytëzuar pasaportë belge, letërnjoftim belg dhe dëshmi aftësie për drejtim automjeti, dokumente këto që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Policia kufitare sekuestroi dokumentet, si material për prova në veprat penale.
Elbasan - At-Nikolla Marku, kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, “Shën-Maria”, me qendër në Elbasan, kundërshton me forcë projektin e regjistrimit të popullsisë në Shqipëri, mbi baza etnike dhe fetare.
Ai e quan këtë veprim si tradhti kombëtare, pasi që kjo do ta motivojë kishën greke, për ëndrrën e saj ndaj “Vorio Epirit”.
At Nikolla Marku shprehet i shqetësuar, se një regjistrim i tillë nuk do të ishte i përshtatshëm për momentin, pasi njerëzit e motivuar nga kushtet ekonomike, nuk do të deklaroheshin saktë për besimit të tyre fetar.
Share