• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet - BLIC
e Enjte, 11 Shkurt 2010 15:40

Dragash
- Në shkollat fillore të komunës së Dragashit, kanë vazhduar edhe sot aktivitetet kulturore, të cilat organizohen në saje të shënimit të dyvjetorit të pavarësimit të vendit tonë.
Sot u mbajt orë letrare në shkollën fillore “Ulina” në Kosavë dhe në shkollën fillore “Fatah Sylejmani” në Dragash.
Nxënësit nga këto shkolla lexuan prozat, hartimet dhe poezitë e tyre, nga të cilat juritë përzgjodhën nga një, si më të mirat, të cilat do të hyjnë në garën e ngushtë, e cila do të zhvillohet gjatë festës për shënimin e Ditës së Pavarësisë, më 17 shkurt.
Prizren - Për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, sulm ndaj personave zyrtarë, policia ka arrestuar sot në Prizren një qytetar, të cilin e ka dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur, rreth orës 10:30 minuta, kur inspektorët komunalë, të përkrahur edhe nga policia, kanë shkuar për ta rrënuar një pompë karburantesh, e cila nuk posedonte leje përkatëse.
Gjatë intervenimit, pesë inspektorë komunalë dhe disa policë, për pak i kanë shpëtuar më të keqes, kur vëllai i pronarit të pompës, ishte vërsulur në drejtim të tyre me autobus.
Tentativën e goditjes me autobus e kishin hetuar policët, të cilët kanë reaguar në mënyrë energjike dhe kanë arrestuar ngasësin e autobusit.
Prizren - Policia në Prizren nisi një aksion për pastrimin e trotuareve nga parkimi i paligjshëm i automjeteve. Në raste të këtilla, vozitësit do të gjobiten deri në 70 euro, ndërkohë që zyrtarët komunalë për komunikacion deklarojnë se qyteti, si asnjëherë më parë është i pajisur me sinjalizim përkatës të rrugëve.
Gjatë këtij aksioni parashihen penalizime të rënda për parkimet në trotuare, ndërsa Policia në këtë qytet ka nisur një aksion për ta parandaluar këtë dukuri, e cila po ua zë shtigjet këmbësorëve.
Prishtinë - Përfaqësues të misionit të Kombeve të Bashkuara në vendin tonë, janë zotuar se do të bëjnë përpjekje për zgjidhjen, jo vetëm në aspektin e kompensimit financiar, por edhe në nivelin e procesit kriminal, të rastit të vrasjes së Arben Xheladinit e Mon Balajt dhe dhjetëra personave të tjerë, të lënduar gjatë protestës së organizuar nga Lëvizja “Vetëvendosje”, më 10 shkurt të vitit 2007.
Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, tha se Kombet e Bashkuara po merren me çështjen e kompensimit për familjet e viktimave, ndërsa do të bëhen përpjekje që autoritetet në Rumani ta përmbyllin rastin në aspektin kriminal.
Prishtinë - Lideri i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci, ka bërë të ditur se i ka dërguar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiut, një letër, ku i bën ofertë për bashkëpunim dhe koalicion parazgjedhor.
Daci, në një konferencë shtypi, shprehu qëndrimet e LDD-së, lidhur me zhvillimet aktuale politike në Kosovë. Ai tha se me pakënaqësitë e shprehura dhe protestat e vazhdueshme të punonjësve, në veçanti të gardianëve dhe punëtorëve të shëndetësisë, janë paraprijës të protestave të tjera nga sindikatat e ndryshme të punëtorëve.
Prishtinë - Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, nuk ka marrë asnjë ankesë lidhur me raundin e tretë zgjedhor për kryetar të Prizrenit, i cili zhvillua më 31 janar.
Ndërkaq, për procesin zgjedhor në Komunën e Lipjanit, në KZAP janë deponuar tetë ankesa, katër prej të cilave janë hedhur poshtë, si të pabaza.
Sipas Mul Deskut, Zëdhënës i KZAP-it, katër ankesat e tjera janë ende në proces, por thuhet që nuk do të ketë ndikim në rezultat.
Mitrovicë - Policia e Kosovës ka nxjerrë dje nga banesat e uzurpuara ofër dhjetë familje serbe në Lagjen e Boshnjakëve, në pjesën veriore të Mitrovicës.
Siç njofton agjencia serbe “Tanjug”, policia e Kosovës ka arrestuar me këtë rast katër persona, të cilët kishin penguar këtë aksion, i cili kishte për qëllim nxjerrjen e uzurpatorëve nga banesat e huaja. Këtë aksion e kanë vëzhguar edhe pjesëtarët e Policisë së EULEX-it.
Prishtinë - Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë njoftuan se nga muaji janar i këtij viti, të gjithë të punësuarit në institucionet shëndetësore të Kosovës, do të kenë rritje të pagave bruto, për 30 për qind.
Zyra për informim e kësaj ministrie njoftoi se ngritja e pagave për punonjësit shëndetësor, shkon prej 45 deri në mbi 100 euro, ndërsa për zbatimin e kësaj ngritjeje do të obligohen Ministria e Ekonomisë dhe Financave, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Administratës Publike.
Mitrovicë - Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Pula-Shiroka, ka përjashtuar mundësinë e privatizimit të “Trepçës”, duke potencuar se aktualisht kjo kompani është duke punuar mirë dhe, nëse vazhdon në këtë drejtim, do të ketë përkrahjen e Qeverisë, por edhe të donatorëve.
Sipas saj, është formuar një grup i eksperteve vendorë dhe ndërkombëtarë, që do të analizojnë të gjitha mundësitë që miniera “Trepça” të ristrukturohet dhe të jetë sa më e qëndrueshme.
Në këtë minierë dje është përuruar projekti i hidrombushjes, i financuar nga Komisioni Evropian.
Prishtinë - Administrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me Doganat dhe Policinë e Kosovës, me qëllim të zbatimit të Ligjit për lojërat e fatit, dje ka mbyllur katër subjekte të lojërave të fatit dhe katër njësi, të vendosura në lokacione të ndryshme.
ATK-ja, përmes një njoftimi për media, bëri të ditur se aksioni është ndërmarrë me qëllim të verifikimit dhe zhdoganimit të aparateve për lojëra dhe mbylljen e subjekteve dhe njësive të palicencuara që merren me aktivitete të lojërave të fatit në komunën e Prishtinës.
Aktivitete të tilla të planifikuara dhe të koordinuara në mes ATK-së, Doganës dhe Policisë së Kosovës janë planifikuar të vazhdojnë edhe në të ardhmen, për të mbuluar gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Podgoricë - Enti Sizmik i Malit të Zi, në orën 3:25 minuta të mëngjesit të sotëm, ka regjistruar një termet  të intensitetit të mesëm, me epiqendër në juglindje të Podgoricës, në pellgun e liqenit të Shkodrës.
Intensiteti i tërmetit në epiqendër ka qenë 4.5 ballë, sipas shkallës së Rihterit, përkatësisht 6 gradë sipas Merkalit. Ky ent njofton se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 18 km. Ai është ndier në Podgoricë, Tivar, Ulqin dhe në viset tjera që gravitojnë rreth liqenit të Shkodrës.
Përveç panikut të qytetarëve, nuk është raportuar për dëme materiale.
Share