• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
KDI jep pasqyrën e Kuvendeve komunale! |
e Premte, 12 Shkurt 2010 15:00 |
![]() Rezultatet dolën nga projekti “Pjesëmarrja e qytetarëve dhe principet për një qeverisje të mirë”, i realizuar nga KDI në Prizren, organizatë kjo e cila ka monitoruar punën e Kuvendeve Komunale të rajonit të Prizrenit, gjatë mandatit të kaluar, përkatësisht gjatë periudhës 2007 - 2009.
Ramadan Klisurica nga KDI, tha se, krahas fitores së shënuar nga kandidati për kryetar komune në Suharekë, Blerim Kuqi, AAK-ja ka rritur edhe numrin e këshilltarëve në nivel rajoni, nga 12 sa kishte në zgjedhjet e vitit 2007, në 23 anëtarë që ka fituar tash. Ai tha se, nga zgjedhjet e vitit 2007, gjithsej 12 subjekte politike ishin të përfaqësuara në Kuvendet e Komunave të rajonit të Prizrenit, ndërsa në zgjedhjet e fundit, numri i subjekteve që arritën të kenë përfaqësues në këto institucione u rrit në 14.
Në këtë kuadër, KDI-ja ka hartuar edhe publikimin, me temën: “Përfaqësimi i qytetarëve në kuvendet e komunave të rajonit të Prizrenit”, i cili, siç thuhet, ka për qëllim të ofrojë një pasqyrë të përgjithshme për zhvillimet politike në komunat e këtij rajoni dhe të shërbejë si një udhërrëfyes për qytetarët.
Naim Cahanaj, përfaqësues tjetër i KDI-së, lidhur me këtë thekson se në këtë publikim janë të përfshira edhe të dhënat mbi përfaqësimin e qytetarëve në KK-të e rajonit të Prizrenit, në mandatin e kaluar (2007-2009) dhe në mandatin aktual, të dalë nga zgjedhjet 2009. Pastaj, ndryshimet në infrastrukturën ligjore, në funksionimin e institucioneve të vetëqeverisjes lokale, ndryshimet në degën ekzekutive të këtyre komunave, sfidat e përfaqësimit të qytetarëve në institucionet lokale të këtyre komunave dhe rekomandimet e KDI-së, në lidhje me këto çështje. “E veçanta e këtyre zgjedhjeve, mund të konsiderohet edhe mospërfaqësim në kuvendet e komunave, të disa kandidatëve, të cilët në mandatin e kaluar kanë qenë në pozitë të kryesuesit të këtyre institucioneve, siç është rasti në Suharekë, Rahovec dhe Malishevë”, tha Cahanaj.
Në këtë publikim është paraqitur me grafikë edhe performansa e anëtarëve të komunave të Regjionit të Prizrenit, gjatë mandatit të kaluar për secilën komunë, numri i përfaqësuesve të subjekteve politike në kuvendet e komunave, në zgjedhjet 2007 dhe 2009.
Klisurica, ndërkaq, tregon se, megjithëse kandidatët e PDK-së për kryetarë komunash kanë fituar në katër nga pesë komunat e regjionit të Prizrenit, ky subjekt politik ka 3 delegatë më pak, në krahasim me zgjedhjet e vitit 2007. “LDK, nga 52 anëtarë, sa kishte fituar në Zgjedhjet 2007, në Zgjedhjet 2009 ka fituar dy vende më pak, në Kuvendet e Komunave të regjionit të Prizrenit. Krahas kësaj, kandidati i LDK-së ka humbur edhe në garën për postin e kryetarit të Suharekës në këto zgjedhje”, tha Klisurica.
Në këtë raport të KDI-së nuk është përfshirë edhe njësia komunale e Mamushës, e banuar me shumicë nga komuniteti turk, që në zgjedhjet e fundit të 15 nëntorit, për herë të parë garoi si komunë e veçantë, duke u ndarë nga Prizreni. |