• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Tuneli i Kalimashit, kalohet me ryshfet!
Nga: KOHA Ditore   
e Enjte, 18 Shkurt 2010 15:33
Tuneli1Menaxheri i tunelit të Kalimashit, Mehmet Salih Alkan, të mërkurën kishte bërë të mundur transportimin e një fëmije të lënduar, nëpërmjet tunelit, dhe pranon se për të tilla raste emergjence bën përjashtime, por mohon që të ketë lejuar të kalojnë automjete që bartin autoritete publike. Megjithatë, Alkan e pranoi se leja e tij për transportimin e të sëmurëve rëndë dhe persona të vdekur, është keqpërdorur nga një person, madje është falsifikuar. “Në disa raste, kur nuk pengohet puna, kam lejuar të kalojnë përmes tunelit vetëm trupat e pajetë të njerëzve, që kanë vdekur në spitalet e Tiranës, apo të sëmurët rëndë. Kjo ndodh vetëm në orët kur ndërrohen turnet, në mëngjes dhe në darkë. Sot kaluam me ambulancë një fëmijë, që ishte rrëzuar nga një pemë dhe për këtë besoj se edhe ju jeni dakord”, thotë menaxheri i tunelit të Kalimashit.
Ndërkohë, bëhet e ditur se nëpërmjet tunelit nuk kanë kaluar vetëm të sëmurët, por edhe persona të tjerë, përfshirë edhe disa zyrtarë lokalë të Kukësit, apo persona të afërt me ta.
Menaxheri i tunelit akuzon punonjësit e Policisë, por edhe një zyrtar në qytetin e Kukësit, i cili ka falsifikuar lejet me të cilat Alkan i ka pajisur automjetet që transportojnë persona të vdekur, por edhe të sëmurë. Lejet e lëshuara nga menaxheri i tunelit janë falsifikuar me anë të  skanerit dhe më pas u janë dhënë personave të veçantë, që i kanë treguar te porta e tunelit, duke mundësuar kështu kalimin nëpër tunel. “Për këtë person unë kam bërë denoncim në prokurori”, thotë menaxheri i tunelit. Edhe Policia dëshmon se në stacionin e tunelit të Kalimashit, nuk qarkullojnë vetëm automjetet që bartin të sëmurët apo trupa të pajetë. Sipas policit të shërbimit, Alfred Elezi, përmes tunelit kanë mundur të qarkullojnë me lejen e menaxherit, Salih Alkan, edhe një numër administratorësh dhe drejtuesish vendorë, të Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës. “Unë nuk kam pajisur asnjë person me leje për qarkullim në tunel. Për lëshimin e lejeve është kompetent drejtori i përgjithshëm i rrugëve, Andi Toma”, ka sqaruar menaxheri, Salih Alkan.
Burime brenda kompanisë “Bechtel-Enka” bëjnë të ditur se shtetas shqiptarë, por edhe nga Kosova ofrojnë shuma parash, në këmbim të kalimit përmes tunelit, madje shtetasit nga Kosova ofrojnë deri në 50 euro për kalimin nëpër tunel.
Menjëherë pas fillimit të hulumtimit nga ana e gazetës “Koha Ditore” për kalimin e personave të veçantë dhe automjeteve të tyre, përmes tunelit të Kalimashit, të mërkurën në mëngjes, menaxhmenti i tunelit ka shpallur të pavlefshme çdo leje të lëshuar nga çdolloj personi për kalimin përmes këtij tuneli. “Të vetmit persona që mund të kalojnë përmes tunelit, janë presidenti, kryeministri dhe kryetarja e Parlamentit”, thuhet në njoftimin e shpallur ditën e mërkurë, në hyrje të tunelit.  Për nevoja pune dhe që kanë lidhje me projektin,  lejohen të kalojnë në tunel edhe punonjësit e Ministrisë  së Transporteve dhe ato të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
Nga data 11 tetor e vitit të kaluar, tuneli i Thirrës, në segmentin Rrëshen - Kalimash, është mbyllur. Tuneli, sipas njoftimit të Ministrisë së Transporteve, është mbyllur  me qëllim që t'i jepet mundësi kompanisë ndërtuese, të përfundojë instalimin e pajisjeve elektromekanike, të domosdoshme për funksionimin e tij, si dhe për të sistemuar presionin e krijuar nga një shtresë gjeologjike jo e qëndrueshme në një segment të vogël, situatë kjo e paparashikuar.
Qarkullimi, që atëherë, ka vazhduar përmes aksit të vjetër rrugor, në drejtimin Morin - Kukës - Shpal - Rreps - Rrëshen - Milot dhe anasjelltas.
Share