• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet - BLIC
e Enjte, 25 Shkurt 2010 18:37

Bellobrad
- Pajisen me orendi te reja shkollat e komunës së Dragashit, në vazhdën e përkujdesjes së vazhdueshme ndaj kushteve të arsimit. Ditë më parë në shkollën “Sezai Surroi”, në Bellobrad, janë zbarkuar 150 banka, 250 karrige dhe 22 tabela.
Hajri Ramadani, drejtor i Drejtorisë komunale të Arsimit, ka bërë të ditur se Ministria e Arsimit i ka pajisur me orendi të reja edhe katër shkolla të tjera, dy në trevën e Opojës dhe po aq në trevën e Gorës. “Pajisja e shkollave me orendi të reja, krijon kushte më të mira për filloristët e të dy komuniteteve, por që nevojë emergjente kishte shkolla e Bellobradit, e cila përballet me mungesë të hapësirës shkollore”, ka thënë Ramadani.
Dragash - Sindikalistët e administratës komunale të Dragashit, kërkojnë rritje pagash, pasi kanë vlerësuar se pozita e tyre materiale është tejet e vështirë. Ata kanë mbajtur një takim me drejtuesit më të lartë të sindikatave të administratës publike dhe atyre të pavarura të Kosovës.
Në debatin që kanë zhvilluar me drejtuesit e këtyre sindikatave, Azbi Halili, Metush Ahmeti, Agim Hyseni dhe disa të tjerë, kanë thënë se pozita e tyre është e nëpërkëmbur, andaj, sipas tyre, është koha e fundit që Qeveria tua kthejë dinjitetin.
Dragash - Rinia Demokratike, në Dragash, dje ka hedhur shortin për ndeshjet që do të zhvillohen në futboll të vogël, në kuadër të turnirit tradicional “Kupa e legjendarit”, e cila organizohet për ta shënuar rënien heroike të komandantit të UÇK-së, Adem Jashari.
Sipas shortit, sot u zhvilluan 5 ndeshje, ndërkohë qe nesër do të zhvillohet edhe 4 të tjera; Brruti – Pllajniku, ora 10:00, Kalaja – Policia, ora 11:00, Zaplluxhja – Rematex, ora 13:00 dhe butiku Arsenali – Kuklibegu, ora 14:00.
Prizren - Një fond prej 1.5 milion eurosh, është ndarë këtë vit nga ana e Komisionit Evropian për përkrahjen e zhvillimit ekonomik në rajonin e Prizrenit.
Përpos Prizrenit, Dragashit, Suharekës, Rahovecit dhe Malishevës, në këtë fond do të kenë qasje projektet konkurruese edhe nga pilot njësia e re komunale e Mamushës.
Kreu i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, që njëherësh kryeson bordin e partnerëve, tha se puna e kësaj agjencie është në fazën e hershme, por është duke ecur mirë, e që jep shpresa se ajo do të forcojë edhe më tej lidhjen mes qeverive lokale, qeverisë qendrore, OJQ-ve dhe komunitetit të biznesit, në të gjitha fushat që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik.
Shtërpcë - Kuvendi Komunal i Shtërpcës, vendosi sot që të shpall konkurs për simbolet dhe të hartojë statutin e ri të komunës.
Me pajtimin e shumicës së anëtarëve të kuvendit, u vendos që kriter i përzgjedhjes së emblemës së re komunale, të jetë paraqitja e përbërjes shumetnike të kësaj ane.
Kuvendi formoi një komision 9-anëtarësh, nga të gjitha partitë dhe nga profesionistët e drejtësisë, i cili do ta hartojë statutin e ri dhe do të bëjë përzgjedhjen e simboleve të komunës.
Miratimi i statutit dhe emblemës, mundëson heqjen e simboleve të Republikës së Serbisë, të cilat ende qëndrojnë në hyrjen e ndërtesës së Kuvendit Komunal.
Rahovec - Kryetari i Rahovecit, Qazim Qeska, gati dy muaj pas konstituimit të Kuvendit Komunal, nuk ka emëruar nënkryetarin e komunës nga radhët e komuniteteve pakicë.
Plotësimi i kriterit që këta të fundit duhet të përfaqësohen në bazë të përqindjes së banorëve, është shkaku që për një kohë të gjatë kjo komunë ka mbetur pa nënkryetarin nga pakicat, Kandidati më i mundshëm për nënkryetar komune, është Bojan Nakalamiq, i cili edhe në 2 vjetët e shkuar ka qenë në krye të këtij posti. Ky kandidat, i propozuar nga Partia e Pavarur Liberale Serbe, në zgjedhjet e fundit lokale të nëntorit, pati fituar 159 vota.
Prizren - Një 17 vjeçar dje humbi jetën, ndërsa tre persona të tjerë, bashkudhëtarë të tij, pësuan lëndime, kur vetura me të cilën po udhëtonin, në afërsi të fshatit Gjonaj të Hasit, u rrokullis në humnerë. Policia rajonale në Prizren konfirmoi se aksidenti fatal ndodhi, pasditen e djeshme, rreth një kilometër lar fshatit Gjonaj, në drejtim të fshatit Mazrek.
Dëshmitar të rastit thanë se viktima është, Abdullah Osmanollaj, ndërsa rasti ka ndodhur për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, me ç’rast, si pasojë e një goditje në një gurë, skaj hendekut, vetura kishte pësuar defekt, para se të rrokullisej.
Prizren - Hetues policor nga Rahoveci, të përkrahur edhe nga njësitet patrulluese dhe Njësia speciale operative, sot kanë bastisur një shtëpi në fshatin Sapniq të Rahovecit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një pushko-mitraloz, një pushkë automatike dhe një pistoletë. Bashkë me këto armë, policia ka sekuestruar edhe dy karikatorë me 70 fishekë, 22 fishekë të pistoletës dhe një bajonetë ushtarake.
Ndërkaq, policia e Malishevës, në një pikë kontrolli në fshatin Pagarushë, mbrëmë ka ndaluar një veturë, me dyshim se shoferi mund të posedonte armë.
Pas kontrollimit, në brezin e shoferit policia gjen një pistoletë, ndërsa në veturë gjen rreth 60 fishekë.
Zagreb - Policia kroate ka arrestuar një ish luftëtar nga Kosova, nën dyshimet për krime lufte ndaj civilëve serbë. Policia thotë se ka ndaluar Sinan Morinën, në bazë të një urdhërarresti nga Serbia, dhe se ai po mbahet në një burg të Dubrovnikut, në pritje të ekstradimit për në Serbi.
Autoritetet serbe e akuzojnë Morinën për krime kundër serbëve në Rahovec, gjatë luftimeve mes shqiptarëve dhe forcave serbe, në vitin 1998.
I arrestuari, Sinan Morina, i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.
Madrid - Spanja, e cila deri në qershor kryeson me Këshillin e Bashkimit Evropian, kërkon që të realizohet bashkëpunimi me autoritetet e Kosovës, në fushat të cilat kanë rëndësi për jetën e përditshme të qytetarëve, siç është policia dhe dogana. Këtë e tha shefi i diplomacisë spanjolle, Migel Anhel Moratinos, gjatë një takimi me homologun e tij serb, Vuk Jeremiq në Madrid.
Moratinos ka shtuar se në veri të Kosovës duhet të vendoset stabiliteti dhe për këtë nevojitet bashkëpunimi i të gjitha palëve që të ndërtohet një shoqëri multietnike, e bazuar në tolerancë dhe respekt.
Tiranë - Partia Socialiste e Shqipërisë, sot i jep fund braktisjes së Kuvendit. Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar socialist, u mor vendimi që kjo parti të hyj në kuvend.
Sipas kryetarit, Edi Rama, vendimi u mor në shenjë respekti ndaj miqve dhe partnerëve dhe për t’i dhënë një shans zgjidhjes së krizës. Rama shtoi se Partia Socialiste do të jetë në Kuvend, jo për t’i dhënë fund luftës së saj për hetim të zgjedhjeve, por për të vazhduar betejën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Beograd - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka thënë se Serbia nuk ka asgjë kundër pjesëmarrjes së Kosovës në takime ndërkombëtare, nëse vendi përfaqësohet si “UNMIK - Kosovo”.
Tadiq, me këtë deklaratë, i është kundërpërgjigjur shefit të diplomacisë së Sllovenisë, për mundësinë e takimit ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, gjatë një takimi ndërkombëtar. Dy presidentët, ka mundësi të takohen në Slloveni, gjatë muajit mars, në konferencën e përbashkët, e cila do të mbahet ndërmjet krerëve të Bashkimit Evropian dhe liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Share