e Shtunë, 27 Shkurt 2010 10:14 |
Prishtinë, 27 korrik 2010 - Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e ka shpallur ditën e sotme, 27 shkurtin, Ditë zie kombëtare. Në mesazhin për këtë ditë, presidenti shkruan : "Në përputhje me Kushtetutën, e në shenjë nderimi për të gjitha viktimat e tragjedisë, si dhe duke ndjerë thellë dhembjen e të gjithë qytetarëve, e shpall 27 shkurtin Dite zie. Me këtë vendim udhëzohen të gjitha institucionet e Kosovës dhe qytetarët që të respektojnë dispozitat ligjore”.
Gjashtë shtetas kosovarë humben jetën më 22 shkurt, në një aksident tragjik, derisa udhëtonin me autobus, nga Kosova për në Gjermani.
Autobusi me 42 udhëtarë u përplas me dy kamionë në afërsi të Vjenës. Në aksident pësuan me vdekje 6 veta, ndërsa 36 të tjerë u plagosën.
|