• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Kili goditet nga një termet i fuqishëm! |
e Shtunë, 27 Shkurt 2010 20:48 |
![]() Presidenti i sapozgjedhur i Kilit, Sebastian Pinera, tha se nga tërmeti që goditi Kilin, kanë vdekur mbi 120 persona, por numri i viktimave vazhdon të rritet. Presidentja në largim, Mishel Bashële, shpalli gjendje katastrofe, duke kërkuar nga qytetarët që të ruajnë qetësinë. "Ishte momenti më i keq në jetën time... Isha e terrorizuar... Gjithçka dridhej... Ishte errësirë dhe nuk e dija se çfarë po ndodhte”, ka deklaruar një turiste në Santiago.
Bashkimi Evropian ka deklaruar se është i gatshëm të ofrojë ndihmë të menjëhershme për viktimat e tërmetit në Kili. Eurokomisionerja për çështjet humanitare, Kristalina Geogorieva, tha se njësia e mbikëqyrjes së krizës po funksionon, ndërsa në gjendje gatishmërie janë dhe ekspertët e ndihmave humanitare. Qendra amerikane për mbikëqyrjen e cunameve ka tërhequr vërejtjen për rrezik cunami, në të gjitha vendet e Paqësorit, për shkak të dallgëve gjigande të krijuara nga ky tërmet. |