• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
e Hënë, 01 Mars 2010 17:20 |
Dragash - Nën organizimin e Rinisë Demokratike të Kosovës, në Dragash, vazhdon turniri tradicional në futboll të vogël “Kupa e Legjendarit”, në të cilin marrin pjesë 26 ekipe, nga lokalitete të ndryshme dhe institucionet. Të dielën u luajtën tri ndeshje, ndërkohë që sot luajtën edhe tri të tjera, ku u arritën këto rezultate: Kalaja – Buzezi 0:6, Pllajniku – Xërxja 1:1, me penallti 1:3 dhe Liqeni – Rrenci 4:2.
Nesër luhen dy ndeshje; Buzezi – Plava dhe Pashtriku – Zaplluxhja.
Garat do të vazhdojnë deri më 5 mars, kur edhe do të luhet ndeshja finale.
Prishtinë - Kryetari i Komisionit për Politik të Jashtme i Kuvendit të Italisë, Stefano Stefani, ka thënë sot se, i pëlqeu apo jo Serbisë, ajo nuk ka rrugë tjetër pos ta njohë pavarësinë e Kosovës. Sipas tij, paqja në Ballkan mund të jetë e plotë dhe mund të arrihet, vetëm nëpërmjet Serbisë. Këto komente Stefani i ka bërë pas takimit që ka pas me kryeparlamentarin, Jakup Krasniqi, ku edhe njëherë u ka bërë apel shteteve të BE-së, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë sa më parë.
Prishtinë - Zyra për informim e presidentit, Fatmir Sejdiu, njoftoi sot se ueb-faqja zyrtare e Presidencës së Kosovës, është sulmuar nga hakerët serbë, ku në të janë vendosur simbole serbe dhe slogani “Kosova është Serbi”.
Në Presidencë thonë se është duke u punuar për të analizuar formën, në të cilën është kryer sulmi dhe për ta rikthyer faqen e presidentit në gjendjen e mëparshme.
Beograd - Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kouchner, të dielën vonë në Beograd, ka zhvilluar takime me zyrtarët më të lartë serbë, lidhur me integrimet evropiane të këtij vendi, si dhe për çështje e Kosovës.
Agjencia AFP ka njoftuar se shefi i diplomacisë franceze ka ftuar Serbinë për pajtim me Kosovën. Në deklaratën e dhënë për gazetarët, në aeroplan, gjatë rrugëtimit për në Beograd, Kouchner ka thënë se serbët nuk do të duhej të komplikojnë situatën, edhe ashtu të komplikuar “Për anëtarësimin e Serbisë në BE, duhet të japin pëlqimin 27 shtetet anëtare”, ka thënë Kouchner.
Prishtinë - Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Bernard Kouchner, sot pritet të vij për një vizitë zyrtare në Prishtinë, për tu takuar me zyrtarët më të lartë të vendit tonë dhe me përfaqësues të pranisë ndërkombëtare.
Kuvendi i Kosovës, në orët e pasdites, do të mbajë një seancë solemne për nder të ministrit të Jashtëm francez, i cili do të flasë para deputetëve dhe të ftuarve të shumtë në këtë seancë solemne. Kouchner ishte përfaqësues i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB së në Kosovës, në vitet e para të pasluftës, ku puna e tij e bëri atë mik të çmuar të popullit të Kosovës.
Prishtinë - Autoritet kosovare thonë se do të pengohet çdo veprim ilegal në pjesën veriore të Kosovës, duke reaguar kështu ndaj njoftimeve të reja për organizmin e strukturave paralele në veri të Mitrovicës.
Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, ka thënë se organizimi i ri i strukturave paralele në veri të Kosovës, po ndodh si pasojë e panikut nga strategjia e Qeverisë dhe Zyrës civile ndërkombëtare për integrimin e pjesës veriore të Kosovës. Kuçi ka thënë se strukturat paralele janë në panik, për shkak të strategjisë dhe mendojnë të ndryshojnë formën e veprimit, mirëpo çdo veprim ilegal, pa marrë parasysh formën, do të ndërpritet.
Prishtinë - Përfaqësimi i Kosovës përmes UNMIK-ut, ka marrë fund, që nga shpallja e pavarësisë, thonë autoritetet në Prishtinë, duke iu përgjigjur thirrjeve të Beogradit, që Kosova të prezantohet në konferencat rajonale, si pjesë e UNMIK-ut. Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, ka deklaruar se përfaqësimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare, duhet të bëhet në harmoni me Kushtetutën, si Republika e Kosovës.
Që nga shpallja e pavarësisë, pjesëmarrja e Kosovës në konferencat rajonale, kryesisht është sfiduar nga Serbia, e cila ka kërkuar që ky përfaqësim të bëhet, sipas Rezolutës 12 44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Beograd - Ish ministri i jashtëm italian, Gianni De Michelis ka thënë se Kosova do të jetë problem për Serbinë, në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Ai tha se Beogradi, një ditë do të duhej ta njeh ekzistencën e Kosovës.
De Michelis i tha të përditshmes beogradase “Danas”, se bashkëpunimi i Serbisë me Tribunalin e Hagës, do të zgjidhet suksesshëm herët e a vonë. “Kosova është një problem shumë i komplikuar. Është një situatë e pakthyeshme. Serbia do të duhej që një ditë ta njeh ekzistencën e Kosovës. Në të njëjtën kohë, shumë gabime janë bërë në zgjidhjen e kësaj çështjeje”, tha Michelis.
Beograd - Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojslav Koshtunica, vlerësoi se zyrtarët e shteteve evropiane, nga Serbia gjithnjë e më shpesh po kërkojnë që me Kosovën të bashkëpunojnë si me një shtet fqinj. “Zyrtarët evropianë po kumtojnë se ka ardhur koha që Serbisë qartë t’i vihet kushti, se me Kosovën duhet domosdo të fillojë bashkëpunimin, sikurse më shtetet tjera fqinje”, thuhet në deklaratën e Koshtunicës, dhënë për agjencitë serbe.
“Serbia menjëherë duhet të insistojë në biseda me BE’në, në të cilat qartë do të thotë se nuk ekziston shteti fqinj i Kosovës”, ka thënë ish-Kryeministri serb.
|