• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Kukullat që lexojnë Kuranin, hit në Gjermani! |
e Shtunë, 06 Mars 2010 18:25 |
![]() Kukulla “Amena” ka sy të zi, faqe të kuqe dhe është me fytyrë të buzëqeshur. Në kokë mban një shami ngjyrë vjollce, e cila ia mbulon flokët e zeza, ndërsa me të prekur dorën e saj, ajo fillon të këndojë dhe të lexojë pjesë nga Kurani.
Përveç se do të shërbejë si kukull, ajo do t’i ndihmojë fëmijët myslimanë t’i mbajnë mend më lehtë lutjet. Përveç kësaj, kukulla në gjuhën angleze komenton edhe rëndësinë e disa sureve nga Kurani.
Kjo kukull ka qenë e paraparë për tregun britanik, por shpejt u bë hit në Gjermani, ku shumica e komunitetit mysliman, mendojnë se “Amena” është një ide e mirë.
Në anën tjetër, prindërit që nuk janë myslimanë, thonë se feja është një gjë private dhe nuk duhet futur nëpër çerdhe.
|