• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
e Martë, 09 Mars 2010 19:44 |
Dragash - Secili pjesëtarë i Forcave të Sigurisë së Kosovës, duhet të jetë, në radhë të parë, i pastër për nga historia e tij e kaluar e mëpastaj të jetë edhe i shkolluar në aspektin profesional. Këtë e tha sot zv-ministri i FSK-së, Behxhet Brajshori, gjatë një vizite që i bëri strukturave komunale të Dragashit, në saje të përpjekjeve, që sa më shumë qytetarë nga treva e Gorës, të inkuadrohen në këtë forcë. Ai i ftoi të rinjtë nga Gora që të inkuadrohen në këtë forcë, duke iu premtuar atyre perspektivë dhe të ardhme më të mirë. “Goranët duhet ta kuptojnë se inkuadrimi në FSK, jo vetëm që iu siguron një vend të sigurt të punës, por iu siguron edhe perspektivë të ndritur”, tha Brajshori. Në takimin që zhvilloi sy më sy me kryetarin e Dragashit, Salim Jenuzin, zëvendësin nga komunitetet pakicë, Çasip Kushin, dhe përfaqësuesit e Zyrës komunale të Komuniteteve, Brajshori apeloi që të shfrytëzohen ditët e fundit të konkursit të hapur, për të aplikuar në FSK sa më shumë qytetarë nga kjo trevë.
Dragash - Janë tejkaluar të gjitha vështirësitë në komunikacion, të cilat i shkaktoi bora që ra një ditë më parë, në tërë territorin e komunës së Dragashit.
Drejtori komunal i Mbrojtjes Civile dhe Shpëtimit, Tafil Krasniqi, tha se të gjitha ekipet janë mobilizuar dhe se dita e sotme nuk e ka gjetur asnjë fshat të Dragashit me rrugë të bllokuar.
Sipas tij, intervenimi i borëpastruesve ka bërë që të gjitha rrugët të pastrohet dhe të shmangen vështirësitë e qarkullimit.
Ndërkohë, pastrimi i rrugëve lokale do të vazhdojë edhe sot, derisa të shmangen krejtësisht vështirësitë që ka shkaktuar bora e fundit.
Suharekë - Në orët e mëngjesit të sotëm, policia e Suharekës është informuar se një person 24-vjeçar, është gjetur i varur në një pemë, në oborrin e shtëpisë së tij. Hetuesit rajonalë kanë kryer procedurat e këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe, në bashkëpunim me ekspertet e krim-teknikës, dyshojnë se bëhet fjalë për vetëvarje.
Trupi i pa jetë i viktimës, është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që hetuesit po vazhdojnë hetimet, për t’i zbuluar rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarje tragjike.
Prishtinë - S’ka asnjë ndëshkim për FSK-në, tha sot komandanti i KFOR-it, gjenerali Markus Bentler, pas hidhërimit që shfaqi KFOR-i, me veprimin e fundit të Gardës së Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai ka suspenduar momentalisht mbështetjen për trajnimin dhe monitorimin e FSK-së, por nuk i ka ngrirë marrëdhëniet, e as nuk do t’i shqyrtojë ato, ka bërë të ditur zyra e tij.
Në një intervistë për media, Bentler ka thënë se, suspendimi i mbështetjes nuk do të thotë edhe ndëshkim dhe se do të insistoj që FSK-ja të sillet, në bazë të mandatit që ka, sado që në Planin e Ahtisarit për statusin, nuk është sqaruar, nëse Garda e FSK-së duhet të mbajë ose jo armë në raste të veçanta.
Lubjanë - Organizatorët e takimeve të shteteve ballkanike, vazhdojnë kërkimin e një formule, për t’i ulur bashkë rreth një tryeze përfaqësuesit shtetërorë të Kosovës dhe ata të Serbisë.
Në samitin që ka karakter bashkëpunimi dhe integrimi rajonal, i cili pritet të mbahet në Bërdo të Sllovenisë, të gjitha shtetet janë pajtuar që paraqitjet e tyre t’i bëjnë, pa i vënë para vetes emrat e shteteve që përfaqësojnë.
I gjithë ky kompromis po bëhet, për shkak të përfaqësuesve të Serbisë, të cilët vazhdojnë ta kundërshtojnë praninë e Kosovës si shtet, duke kërkuar që vendi ynë të përfaqësohet ende, në përputhje me Rezolutën 1244, ndërkohë që autoritetet kosovare e kundërshtojnë këtë.
|