• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Mërkurë, 17 Mars 2010 19:25

Prizren
- Një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër është lënduar rëndë, në një aksident komunikacioni, i cili ka ndodhur, pak minuta pas mesnatës në rrugën magjistrale Prizren-Suharekë. Policia ka thënë se shkaku i aksidentit, dyshohet të jetë shpejtësia e madhe. “Dyshohet se shkaktar i kësaj fatkeqësie ka qenë shpejtësia e madhe që, sipas matjeve, ka rezultuar të ishte rreth 120 km/h, me ç’rast shoferi ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal”, ka thënë zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha.
Prizren - Ambasadori francez në vendin tonë, Jean François Fitou, gjatë vizitës së djeshme në Prizren, premtoi ndihmë konkrete për këtë qytet, sidomos në projektet që kanë të bëjnë me turizmin dhe formimin e një këndi francez, në Bibliotekën Ndërkomunale të Prizrenit.
Kryetari i Komunës, Ramadan Muja, theksoi me këtë rast se e ka informuar ambasadorin francez, rreth strukturës dhe bashkëjetesës në këtë komunë, si dhe rreth gjendjes ekonomike dhe perspektivën komunale për zhvillim ekonomik.
Prizren - Nëntë violina, një piano e madhe si dhe instrumente të tjera muzikore, i janë dhuruar Shkollës së Muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren, nga profesori zviceran i muzikës, Lukas Grajner, i cili tha se, nga vizita që i ka bërë kësaj shkolle, dy vjet më parë, ka vërejtur mungesë të madhe të instrumenteve, ndërkohë që ka vërejtur nxënës të talentuar dhe mësimdhënës të motivuar, të cilët punojnë me instrumente tejet të vjetruara.
Kjo është hera e dytë që Grajner ndihmon këtë shkollë, ndërsa premtoi që së shpejti, një grup nxënësish nga kjo shkollë, do ta vizitojnë Bazelin, sepse edhe nxënësit e këtij qyteti zviceran kanë shprehur dëshirën që t’i vizitojnë shkollat e muzikës në Prizren dhe Gjakovë.
Prizren - Mbrëmë, në fshatin Radost ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni, i cili për pasojë ka lënë të vdekur një këmbësor rasti, 30-vjeçar.
Hetues të Trafikut Rajonal dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe, sipas hetimeve të para, dyshohet se ngasësi i veturës ka qenë nën ndikim të alkoolit.
Nga mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes, ngasësi kishte humbur kontrollin ndaj veturës, me ç’rast ka goditur këmbësorin, pastaj një shtyllë elektrike dhe në fund është ndaluar në një mur. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, mirëpo nuk i kishte përballuar plagët.
Suharekë - Hetues policorë, në bashkëpunim me Njësitet e specializuara për lirimin e personave të rrëmbyer, kanë arritur ta gjejnë lokacionin ku ishte strehuar një person, për të cilin ishte lajmëruar se është i rrëmbyer.
Më 14 mars, policia kishte pranuar një informatë, ku thuhej se në fshatin Dragaqinë të Suharekës, një person i moshës së re ishte rrëmbyer dhe se, përmes një porosie telefonike, rrëmbyesit kërkonin 5 mijë euro për lirimin e tij.
Gjatë intervistës, hetuesit kanë kuptuar se rasti kishte qenë i shpifur dhe se i dyshuari kishte tentuar që në këtë mënyrë të përfitoj para.
Lubjanë - Sllovenia ende po bën përpjekje për t’i ulur në një tryezë të përbashkët për herë të parë udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, në takimin rajonal, i cili është planifikuar të mbahet gjatë kësaj fundjave, në qytetin slloven, Bërdo.
Drejtori për marrëdhënie me publikun në Ministrinë e Jashtme të Sllovenisë, Urosh Mahkovec, tha për BBC-në, se po vazhdojnë përpjekjet për të siguruar pjesëmarrjen e Serbisë në këtë conference, por shtoi se, pavarësisht nga vendimi i Serbisë, takimi do të mbahet dhe se shumica e të ftuarve, tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Nju Jork - Ish-kongresisti amerikan dhe kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, që nga themelimi i saj, Joseph DioGuardi, ka njoftuar se do të kandidojë për senator, nga shteti i Nju Jorkut, në zgjedhjet e sivjetme, që do të mbahen në nëntor.
Në njoftimin që e bëri në Grand Central Terminal, në Nju Jork, DioGuardi tha se prioritet i angazhimit të tij, do të jetë kalimi i një amendamenti kushtetues për balancimin e buxhetit, si dhe miratimi i kufizimit të mandateve në Kongres.
DioGuardi ka qenë anëtar i Kongresit amerikanë në dy mandate, ndërsa gjatë njëzetë vjetëve ai është angazhuar në lobimin për çështjen shqiptare, sidomos rreth pavarësisë së Kosovës.
Podgoricë - Në Podgoricë është nënshkruar marrëveshja mbi doganat, në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Sipas paralajmërimit që ishte bërë më herët, marrëveshja parasheh bashkëpunim reciprok, në çështjen e doganave, si furnizimi me të gjitha informacionet doganore, për mbledhjen e detyrimeve të importit dhe eksportit, duke krijuar kështu edhe grupe të përbashkëta hetimore për luftimin e evazionit fiskal dhe kontrabandës.
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, pas takimit që pati me zv-kryeministrin dhe ministrin e Financave të Malit të Zi, Igor Lukshiq, dhe ministrin e Ekonomisë së Malit të Zi, Branko Vujoviq, tha se kjo marrëveshje është e rëndësishme për të dy shtetet, pasi që krijohet një mekanizëm i përbashkët, i cili lufton dukuritë negative që dëmtojnë buxhetet shtetërore të dyja vendeve.
Stokholm - Ambasadori i Suedisë në Serbi, Krister Bringeus, tha sot se të gjithë qytetarët nga Serbia, të cilët gjatë këtij viti kanë kërkuar azil në Suedi, për shkaqe ekonomike dhe sociale, do të kthehen mbrapshtë.
Ai u tha gazetarëve në Bujanoc se, rreth 200 kërkesa për azil, kanë marrë përgjigje negative.
Ambasadori Bringeus për çështjen e azilkërkuesve, sot ka biseduar edhe me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberin, dhe me përfaqësuesit e disa shoqatave të romëve në këtë komunë.
Bruksel - Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, sot i drejtohet Këshillit të NATO-s në Bruksel, ku do të flasë për progresin e arritur në vendin tonë, si dhe për gjendjen aktuale politike dhe të sigurisë.
Para nisjes për në Bruksel, Presidenti Sejdiu tha se do ta njoftojë Këshillin e NATO-s me zhvillimet e përgjithshme në vend dhe do të shprehë falënderime, në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, për angazhimet që KFOR-i dhe NATO-ja kanë dhënë në Kosovë, si dhe për përkushtimin e tyre në progresin drejtë së ardhmes.
Beograd - Debati për amendamentin e Ligjit të doganave, në Kuvendin e Serbisë, ka shënuar polemika midis deputetëve të Partisë Radikale Serbe dhe koalicionit qeverisës, ku Kosova dhe BE-ja ishin shkaktar të këtyre polemikave.
Debati u nis me shfaqjen e dyshimit të radikalëve, nëse ligji i propozuar do të zbatohet edhe në Kosovë. Ata akuzuan pushtetin se nuk mund ta udhëheqin vendin drejt BE-së dhe njëkohësisht edhe ta ruajnë Kosovën si pjesë të Serbisë.
Deputeti radikal, Dragan Stevanoviq, ia bëri me dije pozitës se nuk do të mund që njëkohësisht ta ruaj tërësinë territoriale dhe ta qoj vendin drejt BE-së, meqë, siç tha, BE-ja nuk e dëshiron Serbinë, nëse ajo e llogarit edhe Kosovën si pjesë të saj.
Share