• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Miradie Ramiqi, fituese e çmimit të parë! |
e Mërkurë, 24 Mars 2010 13:37 |
![]() Në Orën e Madhe Letrare, e cila është pjesë e aktiviteteve kulturore njëjavore në këtë komunë, me poezitë e tyre u paraqitën 20 poetë nga Kosova, Maqedonia dhe Presheva.
Juria, në përbërje të Ramadan Musliut, publicist, Xhevat Latifi, poet dhe Ismail Baftiarit, çmimin e parë i ndanë, Miradie Ramiqit, e cila u paraqit me poezinë “Relikt”.
Çmimi i dytë iu nda poetit, Avni Rudaku, i cili u prezantua me poezinë “Heronjtë pa përmendore”. Ndërkaq, çmimi i tretë iu nda , Nazmi Beqirit, për poezinë “Botës’.
Organizatori i manifestimit kulturor, “Flakadani i Karadakut”, për kontributin e tyre, nderoi me mirënjohje edhe shkrimtarët, Ali Podrimja, Agim Vinca, Isak Shema, Kalosh Çelikun, gazetarin Shaqir Foniqi dhe këngëtarin, Ismet Behxheti.
Duke e hapur këtë takim letrar, kryetari i komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi, tha se ky eveniment kulturor që po mbahet, në përkujtim të dëshmorit, komandant “Mjekra” dhe dëshmorëve të tjerë që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, është një dëshmi se qyteti gjithnjë ka qenë dhe mbetet kultivues i vlerave të mirëfillta kulturore kombëtare.
Manifestimit kulturor “Flakadani i Karadakut 2010 “, i nënti me radhë, vazhdon ditëve tjera me aktivitete të ndryshme kulturore, ndërsa mbyllet me Festivalin e shoqërive kulturo-artistike dhe ansambleve nga të gjitha trojet shqiptare.
|