• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Martë, 30 Mars 2010 08:05

Bresanë
- Në festivalin “Flakadani i Karadakut”, në Viti, SHKA “Bresana” zuri vendin e tretë, duke arritur kështu edhe një sukses në nivelin republikan.
Në përfundim të këtij festivali, anëtarët e jurisë e vlerësuan mirë prezantimin e shoqërisë “Bresana”, gjatë shpalosjes së vlerave të mirëfillta të folklorit opojan.
Fejsal Shaqiri, drejtues i SHKA “Bresana”, ka theksuar se ky është edhe një sukses, i cili i ka gëzuar jo vetëm anëtarët e shoqërisë, por edhe dashamirët e folklorit opojan. Njëherësh, thotë Shaqiri, ky vlerësim është një obligim më tepër për më shumë angazhim në këtë shoqëri.
Prizren - Pas dorëheqjes së kryetarit të Degës së AKR-së në Prizren, bashkë me nëntë anëtarë të Kryesisë, këtë parti dje e kanë braktisur edhe gjashtë kryetarë të nëndegëve.
Në njoftimin e tyre, dërguar mediave, thuhet se ata e kanë lëshuar AKR-në shkaku i vendimeve të marra kohët e fundit nga një grup i personave brenda partisë për interesa personale, dhe shkaku i vendimeve të qendrës së këtij subjekti, që, sipas tyre, bie ndesh me programin e AKR-së.
Zyrtarët e Degës së AKR-së në Prizren, i kanë përgënjeshtruar këto deklarata dhe ka thënë se partia e tyre gjithnjë e më shumë po rigjenerohet.
Uashington - Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, James Steinberg, tha se pavarësia e Kosovës ka qenë një forcë për stabilitet në rajon dhe se Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në dy vitet e para si shtet i pavarur.
Steinberg i bëri këto komente, në prag të vizitës së tij në Bosnjë, Serbi dhe Kosovë.
Ai tha se gjatë këtyre vizitave do të bisedojë, pos tjerash, edhe rreth marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.
Ferizaj - Aktivistë të Lëvizjes "Vetëvendosje" dje në disa pjesë të qytetit, në Ferizaj, kanë lansuar sloganin më të ri "Blej shqip", me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për konsumimin e produkteve vendore.
Naim Jakaj, nga kjo lëvizje, theksoi se qëllimi i këtij slogani është vetëdijesimi i qytetarëve për blerje të mallrave vendore, duke i kontribuar kështu edhe rritjes së vendeve të punës.
Aktivistë të kësaj lëvizje thonë se, me vendosjen e këtyre sloganeve, presin efektet e para nga ana e qytetareve por edhe nga tregtarët.
Mitrovicë - Dy incidente të ndara kanë ndodhur gjatë fundjavës në Mitrovicë.
Bëhet fjalë për sulme me gurë ndaj pronës private, në Lagjen e Boshnjakëve dhe në afërsi të urës mbi lumin Ibër. Policia njofton se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në të tjera zhvillime në Mitrovicë, policia njoftoi se ka konfiskuar mallra të kontrabanduara, vlera e të cilave e kalon shumën 15 mijë euro.
Share