• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Befasia e radhës e Nora Istrefit?! |
e Premte, 02 Prill 2010 15:34 |
![]() Ende pa u publikuar ky videoklip, në media kanë filluar spekulime që Nora në këtë projekt do të jetë më e zhveshur se zakonisht. Por, këngëtarja e mohon këtë, duke thënë se asgjë nuk është jashtë normales. “Do ta kanë rastin edhe shikuesit që ta shohin videoklipin dhe do të shohin se asgjë nuk është vulgare. Është një videoklip i thjeshtë, por që ka disa detaje interesante kompjuterike”, ka sqaruar Nora.
Ndërkaq, në një shkrim i cili është duke qarkulluar këto ditë nëpër gazetat kosovare, bën të ditur se shumë këngëtare, për shkak të krizës financiare, kanë ngelur pa koncerte. Pjesë e këtij teksti është edhe këngëtarja, Nora Istrefi, e cila, paksa e revoltuar, i hedh poshtë të gjitha këto thashethemet, duke insistuar se nuk ka kurrfarë krize në këtë drejtim “Për mbrëmjet e mia kujdeset menaxheri im. Ai është personi që i kontrakton të gjitha koncertet e mia. Pavarësisht krizës e cila është evidente kudo, unë kam pasur vazhdimisht koncerte, si në Kosovë ashtu edhe në diasporë. Kam mbrëmje të rezervuara gjatë gjithë vitit”, ka thënë Nora.
Derisa Nora planifikon se do të sjell në vazhdimësi këngë dhe videoklipe të reja, ajo thotë se viti 2010 nuk është në planet e saj për tu martuar me të fejuarin e saj, Robert Berisha. “Ne kemi qenë transparent në media, që prej fillimit të lidhjes sonë. Kemi bërë publike edhe fejesën, prandaj për gjithçka tjetër në vazhdimësi, do t’i informojmë mediat. Madje, edhe kur të vij koha e martesës”, është shprehur këngëtarja, Nora Istrefi.
|