• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Ajeti s’është vrasës, thonë familjarët!
e Martë, 06 Prill 2010 09:26
banesaMalishevë - Familja Kryeziu, nga Malisheva, është tronditur nga tragjedia që ka ndodhur në qytetin Freising të Gjermanisë, ku një anëtar i kësaj familje, Ajet Kryeziu, besohet se ka vrarë djalin e tij pesë vjeç dhe ka plagosur rëndë gruan e tij, me të cilën nuk jetonin bashkë.
Hydi Kryeziu nuk mund të besoj, se këtë vrasje e ka kryer vëllai i tij, Ajeti. “Në mbrëmje kemi marrë lajmin, se Ajeti dhe djali janë të vdekur dhe se gruaja e tij është e plagosur rëndë. Por, duke e njohur personalitetin e vëllait tonë, unë jam më se i bindur se Ajeti nuk e ka kryer këtë vrasje”, ka thënë Hydiu.
Edhe Nuhiu nuk beson se nipi i tij, Ajeti, ka mundur të kryej këtë vrasje. “Nuk besojmë kurrë, se Ajeti e ka kryer këtë vepër. Hajde themi se, mbase njeriu mund të çoj dorë mbi vetveten, ama mbi evlad nuk mundet”, thotë xhaxhai i Ajetit. Ai u ka bërë apel mediave që mos të ngutën për ta paraqitur Ajetin si vrasës, derisa nuk vërtetohet kjo dhe përderisa tërësisht nuk sqarohen rrethanat e vrasjes së tij dhe të fëmijët.
Mediat gjermane kanë raportuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës, në qytetin Freising të Gjermanisë, i cili ndodhet në Landin e Bavarisë. Sipas mediave gjermane, Ajeti ka hyrë në banesën ku jetonte ish gruaja e tij, në periferi të qytetit Freising. Fëmijët e çiftit të ndarë, kanë jetuar me nënën e tyre, kurse policia nuk ka ende ndonjë shpjegim se, përse ka ndodhur kjo vrasje.
Pasi është plagosur rëndë nga ish burri i vet, policia ka sqaruar se Dinore K. ka lajmëruar forcat e rendit, veprim që kishin bërë në të njëjtën kohë edhe fqinjët e tyre, të cilët kanë dëgjuar të shtëna armësh në banesën e ish çiftit nga Kosova.
Zyrtarët e rendit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, por kur ata kanë hapur derën me forcë, para tyre është shfaqur një skenë makabre e trupave të pajetë dhe gjakut.
Share