• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Enjte, 08 Prill 2010 17:49

Dragash
- Sot, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit komunal të Dragashit, u miratua propozim-rregullorja, mbi kushtet dhe kriteret për dhënien e tokës ndërtimore, në zonën ekonomike “Dubrava”, afër fshatit Shajne, për ushtrimin e veprimtarisë ekonomike.
Me votat e të gjithë delegatëve të Kuvendit, u miratua kjo pikë e vetme e rendit të ditës, pas një shqyrtimi të shkurtë, sepse në mbledhjen e kaluar kjo pikë ishte shtyrë, për tu harmonizuar me ligjet në fuqi.
Dragash - Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Komunal të Dragashit për Siguri në bashkësi, u tha se komuna e Dragashit kryeson në nivelin republikan, për nga qetësia dhe siguria. Kryesuesi i këtij Këshilli, Salim Jenuzi, e falënderoi popullatën, për të cilën tha se është bartëse e kësaj gjendje të lakmueshme, ndërkohë që mirënjohje iu drejtoi edhe përfaqësuesve të policisë.
Një raport më të zgjeruar mbi gjendjen e sigurisë për periudhën, nga viti 2007 e këndej, e paraqiti komandanti i Stacionit Policor në Dragash, Gëzim Zogaj, i cili tha se gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë vrasje, por shqetësuese mbetet gjendja në komunikacion.
Për ta njoftuar Këshillin, në lidhje me gjendjen e sigurisë në rajon, në mbledhje mori pjesë edhe komandanti i Policisë Rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi.
Prishtinë – Kryeministri, Hashim Thaçi, duke u mbështetur në kompetencat e tij, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve përkatëse, ka suspenduar nga detyra e Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Produkte Medicinale, Zahadin Gashin.
Vendimi për suspendimin e Gashit është marrë pas vlerësimit të përgjithshme, ku thuhet se ai ka treguar performansë të ultë në përmbushjen e obligimeve të tij dhe se bazohet ne provat materiale të ofruara në Zyrën e Kryeministrit, të cilat ndërlidhen me raportin e auditimit për banderolat dhe mënyrën e tenderimit, si dhe vërejtjet e njëpasnjëshme nga Ministria e Shëndetësisë.
Nju Jork - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, ka shfaqur brengën e tij për politikën e re të Prishtinës ndaj veriut të vendit. Ai i ka bërë thirrje Qeverisë kosovare, që të zbatojë në mënyrë të kujdesshme strategjinë e re për këtë pjesë të territorit, të banuar me shumicë serbe.
Ban ka kërkuar nga të gjitha palët që t’i miratojnë, siç është shprehur, masat praktike për afrimin e bashkësisë shqiptare dhe asaj serbe në Kosovë. Ai po ashtu ka potencuar se UNMIK-u nuk ka qenë i përfshirë në strategjinë për veriun e Kosovës, ndërsa situatën në Kosovë e ka përshkruar si relativisht të qetë, por të brishtë.
Stokholm - Policia suedeze ka arrestuar një serb, i cili akuzohet për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë. Ai akuzohet për përfshirje në masakrën në fshatin Qyshk të Pejës, në maj të vitit 1999. I dyshuari 30-vjeçar u arrestua të martën në perëndim të Suedisë dhe do të dalë në një seancë dëgjimore, gjatë kësaj jave.
Në mars, autoritetet serbe arrestuan nëntë persona të dyshuar se kanë qenë anëtarë të një njësie paraushtarake, të dyshuar për vrasjen e 41 civilëve në Qyshk.
Sipas Prokurorisë së Serbisë, për këtë masakër janë të akuzuar gjithsej 26 persona.
Beograd - Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, James Steinberg po qëndron në Beograd, në kuadër të një turneu në disa vende të rajonit. Ai po shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i jashtëm i Spanjës, Miguel Angel Moratinos, vendi i të cilit e ka presidencën e radhës së BE-së.
Zyrtari i lartë amerikan, pritet t’i kërkojë Beogradit që të jetë më bashkëpunues me misionin evropian për sundim të ligjit në Kosovë dhe në zbatimin e planit të Ahtisaarit, sidomos në pjesën që ka të bëjë me planin e decentralizimit.
Pas Beogradit, Steinberg do të vizitojë sot edhe vendin tonë.
Share