• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Humb jetën presidenti polak, Kaçinjski |
Nga: Radio SHARRI |
e Shtunë, 10 Prill 2010 22:25 |
![]() Të gjithë viktimat e këtij aksidenti po udhëtonin prej Varshavës, për të shënuar 70 vjetorin e masakrës së Katinit, ku mijëra polakë u vranë nga forcat sovjetike. Korrespondenti i BBC-së në Varshavë, ka thënë se aksidenti ishte një katastrofë për popullin polak dhe se kryeministri i vendit, Donald Tusk njoftohet se ka qarë, kur mori vesh lajmin.
Avioni i Kaçinjskit ishte duke u përpjekur të ulej në aeroport, në një mot me mjegull, por nuk ia doli dhe u përplas në një pyll, ku edhe mori flakë.
Me presidentin udhëtonte edhe bashkëshortja e tij, Maria, si dhe disa zyrtarë të lartë të shtetit, të cilët shkonin në Smolensk, për t’i përkujtuar më shumë se 20 mijë oficerë polakë, të cilët u vranë nga policia sekrete sovjetike, gjatë luftës së Dytë Botërore.
Avioni Tupolev i presidentit ishte prodhim i vitit 1960 dhe mësohet se disa zyrtarë kishin kërkuar më herët që ai të zëvendësohej me një avion modern.
Leh Kaçinjski ishte në postin e presidentit të Polonisë, që prej vitit 2005. Ai do të mbahet në mend për rolin që ka luajtur në formimin e identitetit polak, pas rënies së komunizmit. Së bashku me vëllanë e tij binjak, ish kryeministrin e vendit, Jaroslav Kaçinjski, ai themeloi partinë për Drejtësi dhe Ligj. Kjo parti u veçua për angazhim të fortë në vlerat tradicionale që reflektohej edhe në devotshmërinë ndaj besimit romano-katolikë në Poloni.
Para se të hynin në politikë, të dy vëllezërit njiheshin si artistë kinemaje, derisa ishin fëmijë. Më vonë, ata u bën aktivë në lëvizjen që kontribuoi në rënien e komunizmit në Poloni, në vitet e 80-ta.
|