• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Hënë, 12 Prill 2010 15:25

Kukës
- Tuneli i Kalimashit do të jetë me pagesë, por aplikimi i pagesës do të bëhet vetëm pas hapjes së të dy tubave. Këtë e kanë bërë të ditur zyrtarë të kompanisë turke “Savronik”, e cila do ta menaxhojnë këtë tunel.
Sipas njërit prej operatorëve të kësaj kompanie, janë 7 trarë elektronikë që do të instalohen në hyrjet  e tunelit, si në portalin verior, në Kalimash, ashtu edhe në portalin jugor, në Thirrë.
Prej 15 majit, kur është paralajmëruar hapja e tubit jugor, automjetet do të qarkullojnë pa pagesë, ndërkohë që tubi verior i tunelit është planifikuar të përfundojë në fund të kësaj vere.
Istog - Zgjedhjet e përsëritura në Istog, sipas rezultateve të para jozyrtare, kanë përfunduar pa asnjë kandidat, i cili do t’i ketë arritur mbi 50 për qind të votave. Qytetarët e Istogut nuk kanë mundur të bëhen me kryetar të ri të Komunës të dielën, por vetëm se ia kanë mundësuar kandidatit të LDK-së, Haki Rugova, dhe atij të PDK-së, Shasivar Haxhiajt, që të garojnë, pas katër javësh në balotazh, duke eliminuar kështu nga gara, Muhamet Shatrin e AAK-së, Rifat Osmanajn e LDD-së dhe Ismet Mulajn e AKR-së.
Me gjithë rezultatet preliminare që tregojnë për balotazh, shtabi zgjedhor i LDK-së në Istog ka shpallur fitoren, ndërsa pas saj, qindra anëtarë dhe simpatizantë të kësaj partie, kanë dalë në qendër të Istogut dhe kanë vazhduar deri vonë kremtimin. Sipas kryetarit të Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Agim Ademaj, kjo parti në zgjedhjet e së dielës ka fituar shumicën e votave të gjithmbarshme dhe është renditur në vendin e parë.
Prishtinë - Sot dhe nesër, trupat e KFOR-it kanë planifikuar të mbajnë një stërvitje ushtarake për të forcuar dhe verifikuar gatishmërinë e veprimit dhe aftësinë e reagimit në çdo situatë të krijuar kudo dhe kurdo.
Zyrtarë të KFOR-it kanë njoftuar se Grupi Luftarak Shumëkombësh – Qendër, do të zhvilloj stërvitje ushtarake në pjesë të ndryshme të Kosovës. Sipas këtij njoftimi, aktivitetet kryesisht do të përqendrohen në zonën e Aeroportit të Prishtinës dhe në kampin e Grupit Luftarak Shumëkombësh – Qendër.
Preshevë - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, gjatë një vizite në Luginën e Preshevës u ka bërë thirrje shqiptarëve të kësaj ane që të formojnë Këshillin e tyre kombëtar, në mënyrë që të ndërmarrin vetë përgjegjësinë për zhvillimin e shtetit në të cilin jetojnë.
Ai premtoi se, përveç Fakultetit të Medvegjës, do të hapen edhe Fakultete të gjuhës shqipe në Preshevë dhe Bujanoc.
Gjatë takimit me komunitetin shqiptar që jeton atje, Tadiq deklaroi se ishte i shqetësuar për diferencat e mëdha ekonomike ndërmjet veriut dhe jugut të vendit.
Varshavë - Mediat e Polonisë raportojnë se presidenti Leh Kaçinski, i cili humbi jetën nga përplasja e aeroplanit, këtë fundjavë në Rusi, pritet të varroset të shtunën.
Zyrtarët thonë se arkivoli i mbyllur i presidentit të ndjerë, do të ekspozohet për publikun, në mënyrë që qytetarët të shprehin respektin ndaj tij.
I ndjeri Kaçinski ishte në mesin e 96 njerëzve, që e humbën jetën nga rrëzimi i aeroplanit në Smolensk, në pjesën perëndimore të Rusisë.
Share