• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
“Ruzhdi Berisha” shënoi 41-vjetorin! |
e Premte, 16 Prill 2010 21:10 |
Dragash - Nxënës, arsimtarë, familjarë të dëshmorit Ruzhdi Berisha dhe mysafirë të tjerë, në një atmosferë solemne, të premten shënuan 41-vjetorin e themelimit të shkollës së mesme, e cila, pas luftës e ka marrë emrin e dëshmorit nga Opoja, Ruzhdi Berisha.
Për punën e kësaj vatre arsimore, e vetmja shkollë e mesme në komunën e Dragashit, gjatë katër dekadave të kaluara, si dhe për jetën dhe veprën e dëshmorit, Ruzhdi Berisha, foli, drejtori i shkollës, Xhelil Berisha, i cili tha se kjo vatër ka arritur me sukses të edukojë dhe arsimojë shumë gjenerata të kësaj komune. Tubimin e përshëndetën edhe Shehadin Tërshnjaku, nënkryetar i Komunës së Dragashit dhe Hajri Ramadani, drejtor komunal i Arsimit.
Në vazhdim të këtij manifestimi, nxënësit e kësaj shkolle shfaqen një program të begatshëm kulturo-artistik, të përgatitur enkas për këtë ditë.
Në përmbyllje të solemnitetit janë ndarë mirënjohje dhe shpërblime për arsimtarët dhe nxënësit, të cilët janë dalluar për kontributin e tyre në mbarëvajtjen e punës së kësaj shkolle.
|