• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Mërkurë, 21 Prill 2010 08:35

Prizren
- Grupi i këshilltarëve opozitarë të Kuvendit Komunal të Prizrenit, kanë paraqitur sërish kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të legjislativit, por kësaj radhe me propozimin që në rend dite të jetë çështja e votëbesimit për kryesuesin e KK-së, Nijazi Kryeziun. Në arsyetimin e kërkesës së nënshkruar nga 15 këshilltarë opozitarë, thuhet se kjo nismë është ndërmarrë, si pasojë e veprimeve të papërgjegjshme të kryesuesit të legjislativit komunal.
Prizren - Si pasojë e reduktimit të numrit të ushtarëve, pjesëtarët e KFOR-it kanë nisur bartjen e pajisjeve ushtarake nga Kosova.
Paqeruajtësit që mbulojnë pjesën jugore të vendit, kanë bërë të ditur se nga dje kanë nisur bartjen e materialit ushtarak nga kampi në Prizren për në Gjermani.
Përkitazi me këtë, një kolonë kamionësh do të udhëtojë nga Prizreni përmes Suharekës, pastaj fshatit Duhël, e deri në Gërlicë të Ferizajit. Gjatë kësaj kohe, njofton KFOR-i, pjesëmarrësit në trafik mund të Përballen edhe me pengesa.
Londër - Britania e Madhe do të lobojë në të gjitha shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që Kosova të pranohet si anëtare e rregullt për lojërat olimpike që do të mbahen në vitin 2012 në Angli.
Kështu ka premtuar ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Andy Sparks, pas takimit me ministrin e Kulturës, Lutfi Haziri.
Tiranë - Pas takimit me ministrin e Jashtëm të Kosovës, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë priti në zyrën e saj ministren e Shtetit për Punët të Jashtme të Marokut, nga e cila kërkoi mbështetjen e vendit të saj për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Kryeparlamentarja Topalli tha se Kosova është një rast unik dhe se Pavarësia e Kosovës është garancia e stabilitetit, paqes dhe e proceseve integruese të rajonit.
Tiranë - Pas ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës, kryeministri Sali Berisha ka nisur idenë e një projekti tjetër, atë për ndërtimin e linjës hekurudhore mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Pas vlerësimit për ndërtimin e rrugës, Durrës-Kukës, Berisha ka thënë se është e rëndësishme që të dy vendet të ndërmarrin hapat për studimin e fizibilitetit, për një projekt të dytë madhor, që do të zgjeronte lidhjet midis dy shteteve dhe mbarë rajonit.
Share