• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Dragashi prezantohet si vlerë turistike! |
e Enjte, 22 Prill 2010 11:24 |
![]() Këtë herë, në mesin e 70 prezantuesve të turizmit vendor, përmes turneve, artizanaleve, degustimit veror dhe shumë ofertave të tjera, prezantohet edhe komuna e Dragashit, me vlerat dhe veçoritë e saj. Në këtë ngjarje, gjithashtu do të prezantohen edhe dy nisma të reja, të mbështetura nga Programi për Ndërmarrje Private në Kosovë i USAID-it, në kuadër të programit të vet për turizmin vendor, një katalog me afro 30 oferta të turizmit vendor, si dhe ueb-faqja turistike, ku paraqiten, jo vetëm këto oferta, por edhe informata lidhur me hotelet dhe restorantet, pastaj informata, lidhur me ngjarjet e planifikuara, si dhe informata rreth rajoneve të veçanta të Kosovës, të cilat ende nuk janë të njohura për bukuritë dhe vlerat që kanë.
Prezantuesit e turizmit vendor, pritet që t’i njoftojnë vizitorët, duke ua prezantuar atyre destinacionet turistike në vend dhe njohjen e tyre me vlerat që ka vendi ynë.
Kjo ngjarje pritet të vizitohet nga më shumë se një mijë njerëz, e që do t’iu ndihmojë shumë agjencive turistike në Kosovë, që t’i realizojnë mundësitë e reja për biznes, në fushën e turizmit vendor.
“Turizmi luan një rol të rëndësishëm në ekonomitë e vendeve në tranzicion dhe zhvillim. Kosova e ka njohur potencialin e turizmit vendor për nxitjen e zhvillimit ekonomik.
Duke ndihmuar në zhvillimin e produktit potencial për sukses të turizmit alternativ në Kosovë, Programi për Ndërmarrje Private në Kosovë i USAID-it, ndihmon në fuqizimin e ekonomisë vendore, përmes rritjes së të hyrave në sektorin e turizmit, punësimin dhe nxitjen e investimeve”, ishte konstatim i organizatorëve të këtij panairi, si dhe pjesëmarrësve në të. |