• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Vogëlushi serb pranon pavarësinë e Kosovës! |
e Hënë, 26 Prill 2010 22:21 |
![]() Këto ide nuk iu kanë pëlqyer disa nacionalistëve serbë, disa prej të cilëve e kanë kërcënuar atë me vdekje.
Rastko Pocesta nga Beogradi është autor i dy librave, fushatës së internetit kundër racizmit dhe neonacizmit dhe është pjesëmarrës në debatin për hyrjen e Serbisë në NATO.
Përveç se është luftëtari më i ri i mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ai u bë i famshëm në mbarë botën me blogun e tij në internet, si administrator i grupit më të njohur antifashist në Serbi.
Atë e fascinon politika, ndërsa ëndrra e tij është bota pa racizëm, antisemitizëm, urrejtje dhe diskriminim. Para disa ditësh, televizioni serb “B-92” publikoi një intervistë me këtë djalosh serb, i cili më pas u intervistua edhe nga BBC-ja britanike. Rastko i tha BBC-së se idetë e tij nuk janë të pranuara nga nacionalistët serbë, ndërsa disa prej tyre edhe e kishin kërcënuar me vdekje. Por, ai tha se nuk do të heqë dorë nga shkrimet në blogun e tij, ku në mes tjerash thuhet:
“Unë jam Serb, por...
1. E pranoj Kosovën, si shtet të pavarur. 2. E pranoj se Ratko Mladiq dhe Radovan Karaxhiq kanë qenë kriminelë lufte. 3. E pranoj se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocidi. 4. E dua BE-në dhe NATO-n Unë jam serb, por jam real !!! |