• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Mërkurë, 28 Prill 2010 14:10

Dragash
- Shkolla fillore “Fetah Sylejmani” në Dragash, dje shënoi 62 vjetorin e themelimit të saj dhe njëvjetorin, që kur gëzon emrin e ri, të vënë nga institucionet legjitime të Komunës dhe miratuar nga Ministria e Arsimit.
Duke iu referuar historikut të shkollës, drejtori Nazmir Ramadani, theksoi se ky institucion arsimor ndjehet krenar më tërë atë që ka arritur deri më tani, në përhapjen e dijes dhe diturisë, për gjashtë dekadat e kaluara.
Prizren - Tri mjete shpërthyese janë asgjësuar nga Policia dhe Njësiti për çminim i KFOR-it, në një aksion të kontrolluar, pasi janë zbuluar nga qytetarë rasti.
Nga tri këto mjete, njëra ishte predhë e minahedhësit, e cila është gjetur në fshatin Kosavë të Opojës, ku edhe është asgjësuar.
Ndërkohë, nga një granatë dore është asgjësuar në Drenoc të Rahovecit dhe në Gurbardh të Malishevës.
Rahovec - Sektori Rajonal për hetimin e narkotikëve në Prizren, i mbështetur edhe nga policia e Rahovecit, ka zhvilluar një operacion të koduar “Errësira”, në fshatin Fortesë të Rahovecit, me ç’rast ka arrestuar një mashkull 23 vjeçar, tek i cili janë gjetur mbi dy kilogramë drogë e llojit marihuanë.
Policia ka sekuestruar drogën, një automjet dhe një telefon celular, ndërsa në konsultim me prokurorin, i dyshuari është arrestuar.
Prishtinë - Shefi i diplomacisë italiane, Franko Fratini, sot viziton vendin tonë, ku do të takojë zyrtarët më të lartë shtetërorë.
Ministri i jashtëm italian do të bisedojë me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës për pjesëmarrjen e Prishtinës zyrtare në Samitin e Sarajevës, që do të mbahet më 2 qershor.
Gjithashtu, në një seancë të jashtëzakonshme, Fratini do t’iu drejtohet edhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Prishtinë - Seanca gjyqësore kundër liderit të lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, është shtyrë sërish, për të nëntën herë me radhë.
Seanca është shtyrë për 4 maj, për shkak të mungesës së Kurtit dhe avokatit të tij mbrojtës.
Kurti akuzohet për pjesëmarrje në një turmë që ka kryer vepra penale, për pjesëmarrje në një grup, që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e punëve zyrtare dhe për thirrje për rezistencë, në lidhje me ngjarjet e shkurtit të 2007-ës, në të cilat u vranë dy protestues.
Bruksel - Përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian, kanë bërë të ditur se nuk do të jenë prezentë në samitin e paralajmëruar të Sarajevës, nëse aty nuk do të marrin pjesë edhe Serbia edhe Kosova.
Catherine Ashton, komisare evropiane për politikë të jashtme dhe Shtefan Fyle, komisar për zgjerim, i kanë bërë të ditur shefit të diplomacisë spanjolle, Miguel Angel Moratinos, vendi i të cilit mban Presidencën e radhës të BE-së, se nuk do të marrin pjesë në konferencën që do të mbahet midis BE-së dhe Ballkani Perëndimor, më 2 qershor në Sarajevë, nëse ai nuk siguron pjesëmarrjen e të gjithë akterëve, para se gjithash, pjesëmarrjen e Serbisë dhe të Kosovës.
Beograd - Ministri i Jashtëm i Italisë, Franko Fratini, deklaroi në Beograd se mënjanimi i rrjetit të telefonisë mobile të Serbisë në Kosovë, duhet të zgjidhet në mënyrë teknike dhe jo të bëhet çështje politike. “Italia është e bindur se çështja e rrjetit serb të telefonisë mobile në Kosovë, duhet të zgjidhet në mënyrë teknike, dhe prej saj të mos bëhet çështje politike”, tha Fratini, pas takimit me shefin e diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq.
Sipas një kumtese nga presidenca serbe, Fratini dhe kreu i shtetit serb, Tadiq, kanë vlerësuar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në nivel të lartë, ndërsa Tadiq është falënderuar për mbështetjen e madhe të Italisë për integrimet evropiane të Serbisë.
Prishtinë - Shefi i ICO-së, Pieter Feith tha dje se fokusi kryesor për institucionet e Kosovës duhet të jetë sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe bashkëpunimi rajonal.
Në një ligjëratë të mbajtur para studentëve të Universitetit Amerikan në Prishtinë, Feith tha se Kosova ka perspektivë të qartë evropiane dhe Unioni Evropian do të vazhdojë të përkrahë politikisht dhe ekonomikisht Kosovën.
Tiranë - Greqia paralajmëron se do të nisë shfrytëzimin e rezervave të mundshme të naftës, në detin e Jonit, në pjesën kufitare më Shqipërinë.
Burime nga Ministria e Jashtme e Greqisë thanë se Greqia do të bëjë kërkime edhe në detin Egje, por fillimisht do të nisë projektin në ujërat e Jonit, pasi qeveria e vendit fqinj mendon se do ta ketë më të lehtë me Shqipërinë.
Burime zyrtare thane se për këtë qëllim, qeveria greke ka krijuar një komision te posaçëm për menaxhimin e rezervave minerare, i cili pritet të fillojë punën brenda pak ditëve.
 SPORT
 
Lion - Sulmuesi i Bayern Munichut, Ivica Oliq, është më se i kënaqur që ka shënuar golat për ekipin gjerman, i cili është kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve. “Nuk kam besuar se mund të fitojmë në këtë mënyrë. Të arrihen tre gola, në një ndeshje të tillë, vërtet është e mrekullueshme. Luajtëm vërtet mirë dhe tash jemi në finale. Mendova se ndeshja kundër Manchester United ishte më e mira në jetën time, por kjo është edhe më e mirë. Ekipi ma ka lehtësuar tani punën”, ka thënë Oliq.
Bavarezët mbrëmë shënuan fitore bindëse me rezultat 3:0 dhe u kualifikuan për finalen e Ligës së Kampionëve.
Share