• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
e Enjte, 29 Prill 2010 10:17 |
Prizren - Shef i shtabit të trupave tokësore të armatës gjermane, gjeneral lejtnant Werner Freers, për dy ditë ka vizituar trupat gjermane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it, në rajonin Jug, të komanduara nga gjeneral brigade Manfred Hofmeyer, si dhe qytetin e Prizrenit. Zëdhënësi i brigadës shumëkombëshe, Jug, bëri të ditur se Freers është njoftuar me gjendjen e tanishme në Jug të Kosovës, dhe se pjesë e programit të tij ka qenë edhe vizita e qytetit të vjetër të Prizrenit.
Prizren - Komuna e Prizrenit edhe këtë vit ka ndarë 100 bursa për studentët e kësaj komune, dhe për nxënës të ciklit të mesëm.
Kreu komunal, Ramadan Muja, në mbledhjen e së mërkurës me drejtorët komunalë, ka bërë të ditur se 80 prej këtyre bursave do tu takojnë studentëve të kësaj komune, ndërsa 20 do të ndahen për nxënësit e shkollave të mesme, fëmijë të dëshmorëve. Muja ka thënë se 20 për qind e këtyre bursave do të shkojnë edhe për komunitetet pakicë dhe se të drejtë për të aplikuar kanë të gjithë studentët dhe nxënësit që studiojnë nëpër universitete dhe shkolla publike.
Prishtinë - Ministria e Arsimit ka bërë të gjitha përgatitjet që më 1 tetor të fillojë viti i ri akademik në Universitetin e ri të Prizrenit, ndërsa deri në qershor pritet të bëhet edhe zgjedhja e rektorit të këtij universitetit.
Kështu ka bërë të ditur dje ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, gjatë prezantimit të draft planit zhvillimor për Universitetin e Prizrenit. Hoxhaj ka thënë se draft plani zhvillimor i Universitetit të Prizrenit është punuar për javë të tëra dhe ofron zhvillimin e tij, si një model të ri të këtij institucioni. Prishtinë - EULEX-i ka bërë të ditur, mbrëmë se Departamenti Ekzekutiv i Policisë së EULEX-it ka bastisur disa lokacione në rrethinë dhe brenda Prishtinës, si vazhdim i hetimeve që udhëhiqen nga Zyra e Prokurorit Special në Kosovë.
Në orët e mbrëmjes Qeveria e Kosovës është mbledhur në një takim të jashtëzakonshëm, me dyer të mbyllura, në të cilin morën pjesë edhe shefi i EULEX-it Yves de Kermabon, ambasadori amerikan, Christopher Dell, si dhe përfaqësues të tjerë diplomatik të vendeve euro perëndimore.
Po ashtu, mbledhje e jashtëzakonshme është zhvilluar edhe në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës.
Prishtinë - Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, ka konfirmuar mbrëmë vonë, se Policia e EULEX-it ka kontrolluar Ministrinë që ai drejton, por edhe shtëpinë në të cilën banon. Ai ka thënë se do ta vazhdojë punën si ministër, ndërkohë që do të jetë i hapur për hetimet. “Kam qenë i informuar se ka pasur një lloj kontrolli dhe është kontrolluar Ministria e Transportit dhe shtëpia ku banoj. Normalisht, organet hetimore kanë kryer punën e tyre. Ata kanë kërkuar diçka që do t’iu ndihmojë në proceset e tyre që iu duhen dhe kanë bërë punën e tyre”, ka thënë Limaj.
Prishtinë - Qeveria e Kosovës çmon mbështetjen aktive të Italisë, që Kosova dhe vendet e rajonit të jenë pjesë e zhvillimit të proceseve të integrimit në strukturat euroatlantike.
Kështu është shprehur kryeministri Thaçi, në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Franco Frattini.
Thaçi e ka njoftuar Frattinin me angazhimet prioritare të Qeverisë, në drejtim të përmbushjes së obligimeve të saja teknike dhe politike, për të qenë pjesë në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, që udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian.
Prishtinë - Dje në Gjakovë u mbajt ceremonia e dorëzimit të kompetencave nga KFOR-i tek Policia e Kosovës, për vijën e gjelbër të kufirit Jug – Perëndim, me Republikën e Shqipërisë.
Në këtë ceremoni, koloneli Vincenzo Grasso, nga Batalioni i KFOR-it, Perëndim, në një fjalim të shkurtër që mbajti para të pranishmëve, ceku të arriturat e mëdha në fushën e sigurisë.
Ai, krahas arritjeve të shumta shprehu bindjen se PK-ja do te kryejë punën me përgjegjësi në ruajtjen e kufirit të vendit dhe parandalimin e krimeve kufitare, duke përfshirë kontrabandën e llojeve të ndryshme dhe kalimet ilegale.
|