• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Premte, 30 Prill 2010 18:39

Dragash
- Skena politike e Dragashit është pasuruar edhe me një subjekt të ri politik, i pesti me radhë në trevën e Gorës. Bëhet fjalë për themelimin e Partisë Socialdemokrate të Gorës (Socijaldemokratska Stranka Gore), të cilën për fillim do ta drejtojë njëri ndër themeluesit e saj, Nasuf Brenolli, aktualisht drejtor i shkollës fillore “Svjetlost”, në Krushevë.
Pasi që e bëri publike shkresën e KQZ-së, me të cilën konfirmohet regjistrimi i kësaj partie, Brenolli ka shpalosur edhe objektivat kryesore të këtij subjekti të ri politik. Ai ka vënë si prioritet lidhjet e mira me diasporën, pengimin e migrimit dhe kthimin e të zhvendosurve, si dhe ruajtjen e gjuhës amtare, kulturës dhe traditave të këtij regjioni.
Zhur - Një rrahje, me pasojë lëndime trupore, ka ndodhur në fshatin Zhur, njoftoi sot policia rajonale në Prizren. Sipas raportit të policisë, dy barinj janë kacafytur mes vete, dhe më pas në ndihmë u kanë ardhur edhe dy të tjerë.
 Gjatë përleshjes janë përdorur shkopinj druri, me të cilët janë shkaktuar plagë të hapura. Njëri nga të pranishmit ka shkrehur një fishek në ajër, nga një pushkë gjysmëautomatike e prodhimit kinez. Pushka është sekuestruar nga policia, ndërsa i dyshuari është ndalur në mbajtje, me urdhër të prokurorit.
Prizren - Reprizimi i operacionit “Befasia” nga ana e Policisë, në rajonin e Prizrenit, rezultoi edhe me arrestimin e dhjetë personave dhe me dërgimin e tyre të menjëhershëm në burg, pasi ata nuk kishin përfillur vendimet e gjykatave dhe nuk ishin paraqitur për vuajtje të dënimit të shqiptuar, për vepra të ndryshme.
Zëdhënësi rajonal i policisë në Prizren, Hazir Berisha, konfirmoi se njësitet policore të mbështetura nga ana e njësiteve speciale, kanë filluar me implementimin e planit operativ “Befasia”, i cili ka për qëllim arrestimin e personave të kërkuar me urdhëresë të gjykatave.
Ky ndërkaq është aksioni i dytë policor “Befasia”, brenda muajit, për arrestimin e personave të këtillë, ndërsa herën e parë janë burgosur 45 prizrenas.
Prishtinë - Kryetarja e gjertanishme e Forumit të Gruas e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka kaluar në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Aderimi në AAK, pason dorëheqjen e Tërmkollit nga kryesia e LDK-së, më 17 mars të këtij viti. Tërmkolli pat thënë se dorëheqjen e ofron, për shkak të pakënaqësive me rezultatin e zgjedhjeve lokale dhe me vazhdimin e koalicionit PDK-LDK.
Prishtinë - Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar projektligjin e punës, i cili rregullon krijimin e marrëdhënies së punës, në mes të punëdhënësit dhe punëmarrësit, krijimin e kushteve dhe standardeve të punës, mbrojtjen e të drejtave ekonomike, profesionale, sociale, si dhe çështje të tjera të rëndësishme në vendin e punës.
Projektligji i punës pritet që të kaloje së shpejti për miratim edhe në Kuvendin e Kosovës.
Mitrovicë - Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së sotme në fshatin Brankovo Brdo, në Gazivodë të Zubin Potokut, ka ndodhur një shpërthim në një antenë të kompanisë së telefonisë mobile IPKO.
Sipas të dhënave të para, sulmi është kryer me një raketahedhës. Rasti i fundit i asgjësimit dhe dëmtimit të instalimeve publike dhe shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, shënon rastin e pestë të kësaj natyre kriminale, njofton policia.
Tiranë - Opozita në Shqipëri ka nisur protestën, e cila, sipas drejtuesve të Partisë Socialiste, do të jetë një protestë maratonë. Tubimi i simpatizantëve ka nisur në orën 18.00, në sheshin “Skëndërbeu”, për të vazhduar më pas me marshimin drejt kryeministrisë.
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka thënë se protesta do të zhvillohet pa afat, deri në plotësimin e të gjitha kërkesave. Deri tani, opozita në Shqipëri ka kërkuar hapjen e kutive të votimit të 28 qershorit, nën dyshimet se ka pasur keqpërdorim të votës.
Beograd - Serbia do të marrë pjesë më 2 qershor në Sarajevë, në konferencën e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, nëse organizuesit sigurojnë pjesëmarrje asimetrike të delegacionit të Kosovës, që do të thotë se UNMIK-u dhe përfaqësuesit e Kosovës, të jenë në një delegacion të përbashkët, dhe fjalën e parë ta ketë Shefi i UNMIK-ut.
Kështu është shprehur drejtori politik në Ministrinë e Jashtme të Serbisë, Borko Stefanoviq, i cili ka thënë se, nëse autoritetet kosovare pranojnë këtë aranzhman, atëherë konferenca e Sarajevës për euro-integrimet e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mbahet, duke e respektuar Rezolutën 1244, kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen e Prishtinës në forumet ndërkombëtare.
Prishtinë - Më 3 dhe më 10 maj, është ditë pushimi në vendin tonë, bëjnë të ditur organet përgjegjëse të pushtetit qendror.
“Për shkak se festa e 1 Majit, bie ditën e shtunë, të hënën e ardhshme do të jetë ditë pushimi.
Një javë më vonë, më 10 maj pason dita e dytë e pushimit, pasi Dita e Evropës i bie të dielën, më 9 Maj, kështu që kjo ditë e vikendit kompensohet me ditë pushimi, një ditë më vonë”, thuhet në komunikatën zyrtare të organit administrativ lokal dhe atij qendror.
Share