• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Martë, 04 Maj 2010 14:20

Dragash
- Organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në Dragash, në Shtëpinë e Kulturës, sot u mbajt një Akademi përkujtimore, në shenj respekti dhe nderimi për të gjithë dëshmorët nga komuna e Dragashit, të cilët ranë në altarin e lirisë, gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Pos fjalimeve që mbajtën zyrtarët komunalë dhe kreu i OVL-së, Galip Skeraj, në skenë u shfaq një program i pasur artistik, me të cilin u përkujtua lufta e UÇK-së dhe dëshmorët që ranë për liri.
Programin artistik e shfaqen nxënësit e shkollës fillore “Sezai Surroi”, në Bellobrad, të cilët pandërprerë morën duartrokitjet e mysafirëve në sallë.
Bratislavë - Mirosllav Lajçak nuk ka plan për Kosovën, ka thënë një zyrtar i ministrisë së punëve të Jashtme të Sllovakisë. Shefi i diplomacisë sllovake, Lajçak, distancohet nga ajo që është shkruar në të përditshmen serbe “Dnevnik” dhe vë në pah se përgjigjet e tij në intervistën për këtë gazetë, janë interpretuar gabimisht.
Gazeta “Dnevnik” kishte raportuar se Lajçak ka përgatitur një plan për zgjidhjen e çështjeve kontestuese midis Kosovës dhe Serbisë dhe se, gjoja me 10 maj do ta prezantonte atë para ministrave të Bashkimit Evropian, por reagimi i Sllovakisë ka qenë i shpejtë, duke e demantuar këtë paralajmërim.
Prishtinë - Ndërmjetësuesi i posaçëm i BE-së, në veri të Kosovës, ambasadori italian, Michael Giffoni, thotë se në pjesën veriore të Mitrovicës nevojitet prani më e madhe e BE-së, dhe se në këtë pjesë të vendit, më shumë se në pjesët tjera, ekziston nevoja që të forcohet dialogu.
Giffoni ka thënë se është me rëndësi të sqarohet se qëllimi i BE-së në gjithë territorin e Kosovës, sikurse në gjithë Ballkanin Perëndimor, është që perspektiva evropiane të jetë më afër njerëzve të zakonshëm. Sipas tij, për Mitrovicën dhe pjesët tjera të veriut të Kosovës, kjo do të thotë se duhet të shtohet prania e BE-së.
Bruksel - Ministri i punëve të jashtme, Skënder Hyseni, nuk e ka mohuar mundësinë e zhvillimit të bisedimeve teknike mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se bisedimet duhet të zhvillohen, sikurse me vendet e tjera të rajonit, sepse Kosova ka për çka të bisedojë me Serbinë. Hyseni ka shtuar se negociatat mes Kosovës dhe Serbisë shihen si mundësi për normalizimin e raporteve mes dy vendeve. “Kërkesa për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ka që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Mirëpo, tani janë intensifikuar këto kërkesa, sepse jemi para disa zhvillimeve të rëndësishme, me të cilat përballet Kosova në njërën anë, dhe Serbia në anën tjetër”, ka thënë Hyseni, duke përkujtuar qëndrimin e kosovës, se bisedat me Serbinë do të zhvilloheshin si dy shtete të barabarta.
Napoli - Komandanti i Forcave të Përbashkëta të Komandës së NATO-s, në Napoli të Italisë, admirali, Mark Fitzgerald, viziton nesër paqeruajtësit e KFOR-it në vendin tonë.
Sipas një njoftimi nga shtabi i KFOR-it, Fitzgerald, bashkë me komandantin e KFOR-it, Markus Bentler, do të deklarohet për planet e NATO-s në Kosovë dhe për zhvillimet në rajon.
Komandant i Fitzgerald ka përgjegjësi operative për misionet e NATO-s në Ballkan, Irak dhe Mesdhe. Ai e mori këtë detyrë më 30 nëntor të vitit 2007.
Share