• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nexhmie Pagarusha, “Artiste e Merituar”
e Martë, 04 Maj 2010 14:13
pagarushaPrishtinë - Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, priti znj. Nexhmie Pagarusha, të cilën e dekoroi me çmimin "Artiste e Merituar" për veprimtarinë dhe kontributin e veçantë që ajo ka dhënë në kultivimin e muzikës dhe këngës së përsosur shqipe, teatrit dhe filmit.
Në arsyetimin e dekorimit për znj. Pagarusha, Presidenti Sejdiu theksoi: "Kontributi i Nexhmie Pagarushës, në fushën e krijimtarisë, kultivimit, interpretimit dhe të promovimit të artit muzikor shqiptar, është i një rëndësie të jashtëzakonshme. E përkushtuar gjithë jetën për të ngritur vlerat e artit muzikor, duke krijuar identitet referues kulturor, duke qenë zë i fuqishëm i shpirtit dhe vlerave estetike shqiptare, ajo ishte dhe mbetet shenjë identifikuese e Kosovës dhe simbol i artistit që me veprën e vet komunikon në mënyrë autentike dhe përherë frymëzuese, me një audiencë të gjerë muzikore. Ajo është shembulli më i mirë i personalitetit që tërë jetën ia kushtoi zhvillimit dhe ngritjes së artit dhe kulturës shqiptare dhe, si e tillë, ajo është frymëzim nxitës për brezat krijues dhe interpretues të artistëve".
Presidenti Sejdiu e dekoroi znj. Pagarusha, në 77 vjetorin e lindjes së saj. Dekorimi u bë, në bazë të Nenit 84, pika 28 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe në bazë të Nenit 3, 34 dhe 49 të Rregullores mbi Dekoratat, Urdhrat dhe Titujt e Nderit të Kosovës, të cilat i jep Presidenti i Republikës së Kosovës.
Share