• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Nexhmie Pagarusha, “Artiste e Merituar” |
e Martë, 04 Maj 2010 14:13 |
![]() Në arsyetimin e dekorimit për znj. Pagarusha, Presidenti Sejdiu theksoi: "Kontributi i Nexhmie Pagarushës, në fushën e krijimtarisë, kultivimit, interpretimit dhe të promovimit të artit muzikor shqiptar, është i një rëndësie të jashtëzakonshme. E përkushtuar gjithë jetën për të ngritur vlerat e artit muzikor, duke krijuar identitet referues kulturor, duke qenë zë i fuqishëm i shpirtit dhe vlerave estetike shqiptare, ajo ishte dhe mbetet shenjë identifikuese e Kosovës dhe simbol i artistit që me veprën e vet komunikon në mënyrë autentike dhe përherë frymëzuese, me një audiencë të gjerë muzikore. Ajo është shembulli më i mirë i personalitetit që tërë jetën ia kushtoi zhvillimit dhe ngritjes së artit dhe kulturës shqiptare dhe, si e tillë, ajo është frymëzim nxitës për brezat krijues dhe interpretues të artistëve".
Presidenti Sejdiu e dekoroi znj. Pagarusha, në 77 vjetorin e lindjes së saj. Dekorimi u bë, në bazë të Nenit 84, pika 28 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe në bazë të Nenit 3, 34 dhe 49 të Rregullores mbi Dekoratat, Urdhrat dhe Titujt e Nderit të Kosovës, të cilat i jep Presidenti i Republikës së Kosovës.
|