• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Hënë, 10 Maj 2010 09:18

Dragash
- Në fshatin Restelicë, në fundjavë është organizuar një Orë Letrare, në përkujtim të 11 vjetorit të rënies së dëshmorëve nga komuna e Dragashit dhe Ditës së Pranverës, e cila kremtohet nga komuniteti i Gorës.
Orën letrare me nxënësit e shkollës së këtij fshati e organizoi Shoqata Kulturore “Ymer Prizreni”, ku morën pjesë edhe poetë nga komuna e Dragashit dhe më gjerë. Nxënësit nga kjo shkollë, poezitë e tyre i lexuan në gjuhën shqipe, ku të gjitha kishin karakter patriotik, ndërkohë që për këtë orë letrare, një poemë që kishte të bënte me trevën e Gorës, e lexoi drejtori i shkollës, Zevxhan Çufta.
Prizren - Në një projekt për mësimin joformal, që do zbatohet në Prizren gjatë muajve të verës, pritet të përfshihen mbi një mijë e 300 persona, të cilët duan ta kryejnë shkollimin e obliguar.
Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe me përkrahjen e UNICEF-it, GTZ-së gjermane dhe donatorëve të tjerë, për shkak të kërkesave të shumta të personave që kanë ndërprerë shkollimin fillor, gjatë muajve të verës do të zbatojë projektin për mësimin joformal. Nexhat Çocaj, koordinator komunal për arsim, konfirmoi se resori edukativ ka hartuar një projekt për përfshirjen e të gjithë personave të cilët janë të interesuar ta vazhdojnë procesin e ndërprerë mësimor.
Prishtinë - Kosova, e cila synon me tërë forcën integrimin në bashkimin evropian, të dielën me aktivitete të ndryshme festoi Ditën e Evropës. Drejtuesit e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare përcollën mesazhin e angazhimit të Kosovës për integrim në familjen evropiane, kombeve dhe shteteve të lira.
Nëntë Maji – Dita e Evropës konsiderohet edhe si ditëlindja e Bashkimit Evropian. Më 9 maj 2010 mbushen plot 60 vjet, nga dita kur ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Robert Schuman, me një deklaratë, u bëri thirrje Gjermanisë, Francës dhe vendeve tjera të Evropës, të bëjnë marrëveshje për prodhimin e përbashkët të qymyrit dhe çelikut. Ky ishte hapi i parë konkret që gati gjysmë shekulli më vonë, qoi në krijimin e Bashkimit Evropian.
Istog - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare të garës së balotazhit për kryetar të Istogut, sipas të cilës kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka fituar me 76 për qind të votave, kundrejt kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Shasivar Haxhiajt, i cili mori 24 për qind të votave.
Paraprakisht, një rezultat të ngjashëm e kishte publikuar edhe koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”.
Pjesëmarrja në balotazhin për kryetar të Istogut, u tha se ishte rreth 29 për qind. Balotazhi në Istog është vlerësuar se ka rrjedhë qetë dhe pa asnjë incident.
Share