• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në kërkim të pensionit, përfundon në lum!
e Mërkurë, 12 Maj 2010 16:04
halit_pirajPlavë - Halit (Rizah) Piraj, 75 vjeç, nga fshati Plavë e Dragashit, është varrosur të hënën, në varrezat e fshatit të tij, pasi u gjet në një lum të Serbisë, afër qytetit Rashka.
Ai kishte pesë javë që ishte shpallur si person i zhdukur dhe, siç thonë familjarët, i ndjeri, më 17 mars të këtij viti, në orën 19.30 minuta, është nisur me autobus nga Dragashi për në Beograd, me qëllim të rregullimit të çështjes së pensionit dhe se nga ajo ditë, nuk është ditur gjë për të. Gjatë kësaj kohe, familjarët kanë bredhur në Beograd, në tentim të gjetjes së ndonjë informate, lidhur me zhdukjen e tij, ngase organet kompetente nuk u kishin ofruar asnjë informacion.
Zëdhënësi nga Zyra për Informim e Policisë Rajonale në Prizren, Hazir Berisha, ka dhënë të martën, një ditë pas varrimit të të ndjerit, informacione zyrtare, në lidhje me gjetjen e kufomës së të ndjerit. “H. Piraj, i vitlindjes 1935, nga fshati Plavë, me datën 17.03.2010, ishte nisur në drejtim të Serbisë, për ta rregulluar të drejtën e pensionit, mirëpo, që nga ajo ditë nuk është ditur asgjë për fatin e tij. Me 23.03.2010, familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë në Dragash, për gjetjen e personit, i cili ishte shpallur i zhdukur. Njësiti për persona të zhdukur ka nisur hetimet, mirëpo, në pamundësi për të kryer hetime në Serbi, ka kërkuar ndihmën e Zyrës Ndërlidhëse me institucione vendore dhe ndërkombëtare, për ndërmjetësim me policinë e Serbisë, për gjetjen e viktimës”, thuhet në komunikatën e policisë rajonale në Prizren, duke theksuar më tej se, në kërkim të viktimës, kanë shkuar edhe familjarë, të cilët i kanë thënë policisë se viktima është gjetur i mbytur në ujë, dhe pasi ishin kryer procedurat, nga policia serbe, trupi i pa jetë u është kthyer familjarëve. Në përfundim të kësaj komunikate, nënvizohet se, pas konsultimit me prokurorin dhe mjekun ligjor, është vendosur që trupi i pajetë të dërgohet për autopsi, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërkaq rasti vazhdon të mbetet nën hetime.
I biri i të ndjerit, Nevzati, ka deklaruar se, më 8 maj, rreth orës 23, familja është informuar nga policia se është gjetur trupi i pajetë, në ujërat e lumit Ibër. “Po atë natë, me një shok timin kemi shkuar në Rashkë të Serbisë, ku nga organet kompetente jemi njoftuar se ai vërtetë është gjetur në ujërat i Ibrit, diku ndërmjet Rashkës dhe Novi Pazarit, por që kufoma është dërguar për autopsi në Kralevë”, ka sqaruar Nevzati, duke thënë se të nesërmen, në spitalin e Kralevës, ua kanë dorëzuar kufomën, ndërkaq mjeku ligjor u kishte thënë se raporti do t’iu dorëzohet brenda pak ditësh. “Ka shkuar në Beograd për të rregulluar pensionin, por që ka përfunduar në ujërat e lumit Ibër, afër Rashkës. Nuk di çka të them tjetër, për humbjen e babait”, pohon Nevzati, duke sqaruar se nuk është hasur asnjë gjurmë dhune në trupin e babait të tij.
Nga bashkëfshatarët e viktimës, mësohet se, dy vjet më parë, një femër e moshuar, po nga ky fshat, kishte shkuar në Beograd për të rregulluar pensionin, ku edhe ajo është zhdukur pa asnjë gjurmë, dhe se familjarët e saj ende nuk dinë asgjë për fatin e saj.
Share