• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Enjte, 20 Maj 2010 08:43

Dragash
- Këshilli i Pajtimit të gjaqeve, plagëve dhe ngatërresave të tjera nga komuna e Dragashit, të shtunën organizon një manifestim, për ta shënuar 20 vjetorin e themelimit të këtij këshilli.
Sipas organizatorëve, manifestimi i organizuar nën patronatin e kryetarit të Komunës së Dragashit, Salim Jenuzit, do të mbahet në shtëpinë e kulturës në fshatin Bresanë, me fillim në orën 11:00.
Prizren - Kuvendi Komunal i Prizrenit, në seancën e jashtëzakonshme që mbajti dje, nuk miratoi kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryesuesit të këtij organi, Nijazi Kryeziun, pasi nuk votoi as shumica e thjeshtë për këtë kërkesë.
Pas mbledhjes, përfaqësues të subjekteve opozitare u shprehën se nuk e njohin kryesuesin aktual, pasi, siç thonë ata, ai nuk siguroi mbështetjen për ta udhëhequr këtë organ.
Pas numërimit të votave, Kryeziu tha se ai do të mbetej kryesues, pasi në këtë rast opozita ka dështuar, meqë, sipas rregullores, është dashur që për shkarkimin e tij të votojnë, së paku shumica e thjeshtë e këshilltarëve, ose 21 nga 41 këshilltarët sa ka gjithsej KK-ja, ndërsa pas kësaj, Kryeziu e shpalli seancën të përfunduar.
Prizren - Rreth një mijë prizrenas, nën organizim të shoqatave të dala nga lufta, protestuan dje në qendër të qytetit të Prizrenit, kundër bastisjes që i bëri EULEX-i shtëpisë së ish-veteranit të luftës së UÇK-së, Xhemshit Krasniqit.
Folësit në këtë protestë kritikuan EULEX-in për, siç thanë, ndërmarrje të aksioneve të këtilla, në justifikim të misionit të tyre pa ndonjë rezultat, si dhe ndaj kontrabandës në pjesën veriore të Kosovës.
Veteranët e OVL-së thanë se do të shqyrtojnë formën e reagimit, në rast të mos ndërprerjes së këtyre bastisjeve apo arrestimeve të ish luftëtarëve të UÇK-së.
Prizren - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, vazhdon edhe sot në Prevallë, Konferencën Nacionale të Fermerëve “Zëri i Fermerit”, me mbështetjen financiare të Shoqatës Mbretërore nga Norvegjia për Zhvillim, si dhe e mbështetur profesionalisht nga organizata FAO.
Konferenca, e cila ka filluar dje, ka për qëllim t’i bashkojë në një tryezë të gjitha palët e interesit; përfaqësues të shoqatave dhe kooperativave të fermerëve, si dhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës, për të vënë në pah problemet e fermerëve kosovarë, si në aspekt ekonomik ashtu edhe atë social dhe organizativ, thuhet në një komunikatë për media që përcillet nga Zyra për Komunikim me Publikun, në MBPZHR-së.
Prishtinë - Republika e Somalisë e ka njohur dje zyrtarisht pavarësinë e vendit tonë, duke u bërë kështu vendi i 69 që deri më tani e kanë njohur shpalljen e Kosovës, shtet sovran dhe të pavarur, nga Kuvendi i Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008.
Me një notë diplomatike, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Somalisë, ka konfirmuar vendimin e qeverisë së këtij vendi për njohjen e Kosovës, shtet të pavarur dhe sovran.
Tiranë - Deputetët dhe përkrahësit e Partisë Socialiste të opozitës në Shqipëri, kanë përfunduar dje, pas 19 ditësh, grevën e urisë pasi udhëheqësit politikë kanë rënë dakord të mbajnë bisedime, me ndërmjetësimin e BE-së, për t’i dhënë fund krizës politike.
Përfaqësues nga Partia Demokratike e kryeministrit Sali Berisha dhe ata nga Partia Socialiste, do të takohen sot në Strasburg, ku pritet të marrë pjesë edhe Komisioneri Evropian për Zgjerim, Stefan Fule.
Udhëheqësit socialist paralajmëruan se fundi i grevës, nuk do të thotë se ata do t’i ndalin përpjekjet e tyre për të arritur zgjidhjen e krizës politike.
Share