• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Mërkurë, 26 Maj 2010 09:54

Dragash -
Në mbledhjen e pestë të radhës të Kuvendit Komunal të Dragashit, në mesin e pikave të tjera që ishin paraparë për shqyrtim, dje më shumë ka ngjallë debat shqyrtimi i raportit mbi realizimin e buxhetit komunal, për 3-mujorin e parë të këtij viti, si dhe rishqyrtimi i numrit të anëtarëve të Komiteteve të domosdoshme komunale.
LDK-ja ka kërkuar që kjo pikë të mbetet për shqyrtim në seancën e radhës, me arsyetim se rreth kësaj çështje, kjo parti i ka bërë kërkesën e dytë me shkrim Ministrisë së Pushtetit Lokal, e cila ankesën e parë, ku ishin paraqitur vërejtjet rreth shkeljeve ligjore dhe statusore, e kishte refuzuar. Me shumicë votash, është vendosur që të debatohet edhe për këtë pikë, ashtu siç ishte paraparë me ftesat që kanë marrë delegatët. Mirëpo, në mungesë votash, kjo pikë, megjithatë, ka mbetur të shqyrtohet në një seancë tjetër.
Dragash - Festivali tradicional Rinor, i cili ka filluar dje, me prezantimin e tri shkollave fillore, ajo e Bresanës, Krushevës dhe Kosavës, sot do të vazhdojë me paraqitjen e shkollave nga Llopuishniku, Kuki dhe Blaçi.
Organizuar nga Drejtoria komunale e Kulturës në Dragash, gjatë katër ditëve, në shtëpinë e kulturës po organizohet jetë e bujshme kulturore, me karakter garues, ku secila shkollë prezanton vlerat e saj në këtë fushë.
Drejtori komunal i Arsimit dhe Kulturës, Hajri Ramadani, tha për radion tonë se ky festival ka arritur të sensibilizoj çdo shkollë, në aspektin e vlerave kulturore, krahas atyre për mësim.
Prizren - Një qytetar 76 vjeçar humbi jetën dje, ndërsa pesë persona të tjerë, dy prej të cilëve policë, janë lënduar, si pasojë e një aksidenti në trafik, që ndodhi në aksin rrugor Prizren-Suharekë.
Zëdhënësi rajonal i Policisë në Prizren, Hazir Berisha, njoftoi se aksidenti fatal ndodhi, tek udhëkryqi i fshatit Tërnje, me ç’rast një veturë civile, e cila vinte nga ky fshat nuk ka zbatuar rregullat e kyçjes së sigurt në komunikacion dhe, për pasojë, është përplasur me një veturë policie nga Divizioni i sigurimit të objekteve qeveritare, e cili po qarkullonte në drejtim të Prishtinës.
Prishtinë - Universiteti Amerikan në Prishtinë, sot organizon ceremoninë e diplomimit të studentëve të brezit të gjashtë të këtij universiteti.
Në këtë ceremoni është paralajmëruar se fjalimin kryesor do ta mbajë ish-përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara në vendin tonë, Soren Jessen Petersen.
Njoftimet nga Universitetit Amerikan, konfirmojnë se Petersen me kënaqësi ka pranuar ftesën për t’iu drejtuar studentëve në këtë ceremoni diplomimi.
Share