• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Hënë, 31 Maj 2010 09:36

Dragash
- Festivali tradicional Rinor, i cili organizohet nga Drejtoria komunale e Kulturës, sot përfundon me paraqitjen në skenë të tri shkollave finaliste.
Shkolla fillore “Sezai Surroi” nga Bellobradi dhe ajo “Ilmi Bahtiari” nga fshati Blaç, garojnë sot për vendin e parë, ndërkohë që shkolla fillore nga Krusheva e Gorës, tashmë ka siguruar vendin e parë ndër shkollat e kësaj treve.
Drejtori komunal për Arsim dhe Kulturë, Hajri Ramadani, tha sot se vendin e para do ta gëzojnë dy shkolla, njëra nga Opoja dhe tjetra nga Gora. Festivali i sotëm nis në orën 11:00.
Mitrovicë - Policia e Kosovës ka njoftuar se situata në Mitrovicë është qetësuar dhe se protestuesit shqiptarë dhe serbë janë shpërndarë, që në orët e pasdites së djeshme.
Dje, policia ka përdorë në masë të vogël gaz lotsjellës, për të evituar një konflikt të mundshëm mes shqiptarëve dhe serbëve në urën e lumit Ibër.
Protestuesit shqiptarë ishin mbledhur për të kundërshtuar zgjedhjet serbe, që u mbajtën në veri të Mitrovicës, ndërkohë që serbët, pas një alarmi të dhënë, janë tubuar për të kundërshtuar protestën e shqiptarëve, pa asnjë paralajmërim për organizimin e kësaj proteste.
Prishtinë - Ministri i punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se tensionet në qytetin e Mitrovicës po rriten, për shkak të zhvillimeve politike serbe në atë pjesë të vendit. Ai tha se forcat e sigurisë në Mitrovicë nuk kanë përdorur forcë të tepruar, por akuzoi individë serbë për, siç tha, përpjekje për të përshkallëzuar situatën në qytet.
Zëdhënës i policisë së Kosovës, Besim Hoti, tha se ndihma e forcave paqeruajtëse dhe atyre të policisë së EULEX-it, ka bërë që të shmangen pasojat më të mëdha nga kjo protestë.
Tensionet u rritën, pasi mijëra qytetarë shqiptarë, nën organizimin e shoqatave të veteranëve të Luftës të ish-UÇK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, marshuan qytetit të Mitrovicës, në shenjë kundërshtimi ndaj mbajtjes së zgjedhjeve lokale serbe në veri.
Bon - Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Vuk Jeremiq, në një intervistë për numrin e sotëm të javores gjermane “Der Spiegel”, ka thënë se mund të parashikohen kriza në të ardhmen dhe se çmimi gjeopolitik do të jetë i lartë, nëse Bashkimi Evropian harron Ballkanin Perëndimor.
Ai në këtë intervistë ka thënë se Kosova, në një formë, është Jerusalemi serb, dhe se Beogradi nuk i pranon vendimet e njëanshme të qeveritarëve në Prishtinë.
Megjithatë, Jeremiq ka thënë se Beogradi është i gatshëm për negociata mbi kompromiset që garantojnë stabilitetin e gjithë rajonit.
Share