• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Martë, 01 Qershor 2010 11:41

Dragash
- Për 48 orë janë ndaluar në Qendrën e ndalimit policor në Dragash, dy shtetas të Afganistanit, të cilët janë arrestuar, për shkak se kanë kaluar ilegalisht kufirin.
Të arrestuarit kanë deklaruar se në Kosovë kanë hyrë përmes Shqipërisë, për të kërkuar azil. Lajmi është konfirmuar nga policia rajonale në Prizren, si dhe nga komandanti i stacionit policor në Dragash, Gëzim Zogaj. Ky i fundit i ka thënë radios sonë se dy shtetasit nga Afganistani janë vendosur në Qendrën e ndalimit policor në stacionin që drejton ai, derisa nuk është bërë transferimi i tyre në Prizren, ku më tej organet gjegjëse do të procedojnë rastin, sipas ligjeve në fuqi.
Dragash - Në kuadër të projektit “Një fidan – një banor”, edhe këtë pranverë janë pyllëzuar sipërfaqe të zhveshura pyjore, në dy trevat e komunës së Dragashit. Përgjegjësi i Zyrës Komunale për Punësim në Dragash, Fitim Kurtishi, ka bërë të ditur se realizimi i këtij projekti ka ecur mirë dhe se janë pyllëzuar sipërfaqe të zhveshura në trevën e fshatit Brrut, në Opojë, dhe trevën e fshatin Dikancë, në Gorë. Sipas tij, realizimi i këtij projekti është mbështetur nga Qeveria, ndërkaq është implementuar nga Zyra Komunale për Punësim dhe Agjensoni Pyjor, njësia në Dragash. Kurtishi tha se janë mbëltuar gjithsej 12 mijë e 500 fidanë, të drurit klasik.
Dragash – Moti i keq që ka mbretëruar gjatë natës së mbrëmshme, i cili është përcjellë edhe me erëra të fuqishme, ka shkaktuar probleme në rrjetin elektrik dhe atë të telefonisë mobile.
Nga Posta dhe Telekomi në Dragash, mësohet se një erë e fuqishme ka dëmtuar antenën kryesore të telefonisë mobile “Vala”, në komunën e Dragashit. Për pasoj, në mëngjesin e sotëm ka munguar qasja e kësaj telefonie mobile.
Njëkohësisht, edhe rrjeti i energjisë elektrike është dëmtuar pjesërisht, e që ka shkaktuar ndërprerje të befasishme të energjisë, në afate të shkurtra kohore.
Dragash - Me paraqitjen në skenë të tri shkollave, që nga juria janë vlerësuar si më të përgatiturat në lëmin e aktiviteteve kulturore, dje ka përfunduar Festivali tradicional Rinor, i cili organizohet nga Drejtoria komunale e Kulturës në Dragash.
Shkolla fillore “Sezai Surroi” nga Bellobradi dhe ajo “Ilmi Bahtiari” nga fshati Blaç, sipas jurisë, e kanë ndarë vendin e parë, ndërkohë që shkolla fillore nga Krusheva e Gorës, është vlerësuar si më e përgatitur në këtë lëmi, nga rajoni i Gorës.
Drejtori komunal për Arsim dhe Kulturë, Hajri Ramadani, tha se ky festival ka dëshmuar se shkollat e Dragashit janë aktive, jo vetëm në mësime por edhe në aktivitete të lira kulturo-artistike.
Prishtinë - Kuvendi i Kosovës nuk e ratifikoi dje kredinë dhe grantin 20 milionësh të Bankës Botërore, për modernizimin e administratës publike dhe rregullimin e resorit të kadastrës.
Ratifikimin e pamundësuan disa deputetë të AKR-së, LDD-së dhe AAK-së.
Ratifikimi i kësaj pakoje do të hapte rrugë edhe për një mori fondesh disamilionëshe, si grante dhe kredi, por, përkundër kësaj, disa delegatë të opozitës nuk e votuan, me arsyetimin se nuk e kanë pasur raportin dhe nuk dinë se për çfarë bëhej fjalë. Disa të tjerë e konsideruan si të paleverdishme këtë pako financiare për Kosovën.
Shkup - Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, deklaroi se vendi i tij ndërmori një varg të aktiviteteve konkrete drejtë përparimit të sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Mes tjerash, ai tha se kultivimi dhe ndërtimi i marrëdhënieve të mira me fqinjët, është një kontribut i Maqedonisë, drejt paqes në rajon. "Ne e pranuam shtetin fqinj, Republikën e Kosovës, dhe vendosëm marrëdhënie diplomatike, me çka bëmë një hap drejt ndërtimit të marrëdhënieve të afërta, korrekte dhe funksionale. Me demarkacionin e kufirit verior me Kosovën, vulosëm një çështje të madhe, dhe se kjo tregon që ne jemi shteti i vetëm nga ish-Jugosllavia, që kemi mbyllur tërësisht çështjen e kufijve", ka thënë Ivanov.
Beograd - Ambasadori suedez në Beograd, Krister Bringeus, ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm të mbështesë Serbinë, në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Mirëpo, ai ka thënë se Serbia kurrë nuk do të mund të bëhet anëtare e BE-së, nëse nuk e zgjidhë çështjen e marrëdhënieve të saj me Kosovën.
Ambasadori suedez në largim, u ka lënë një porosi serbëve, duke iu thënë se, pa zgjidhjen e çështjes së marrëdhënieve me fqinjët, Serbia nuk do të mund të bëhet anëtare e BE-së.
Share