• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Zafir Berisha me parti të re!
e Mërkurë, 02 Qershor 2010 18:52
partia_zafirPrizren - Zafir Berisha është në fazën finale të zyrtarizimit të subjektit më të ri politik në Prizren, të cilin e ka pagëzuar me emrin Bashkimi Demokratik i Prizrenit. Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetari i degës së PDK-së në Prizren, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të aplikoj në KQZ për zyrtarizimin e partisë, që tashmë është bërë edhe me zyre, në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit, afër tregut të gjelbër.
Pas dorëheqjes nga PDK-ja, të cilën e pati cilësuar si parti që kishte përgatitur largimin e tij nga skena politike, me stilin e mafisë, ai kishte paralajmëruar se do ta formojë një subjekt të ri politik që do t’i rikthente dinjitetin qytetarëve të Prizrenit.
Sipas tij, në bazë të disponimit në terren, ka arsye që të besohet se brenda një periudhe të shkurtër kjo nismë do të shndërrohet në një subjekt të respektueshëm politik. "Në start synojmë që të jemi forca e dytë politike në KK, e në të ardhmen edhe e para. Forumi ynë qytetar politik, në fokus do ta ketë qytetin e Prizrenit dhe vlerat e tij", ka deklaruar Berisha. Për më shumë, ai beson se ish-kolegët e tij partiakë do ta mirëpresin këtë iniciativë politike. "Jemi në konsultime me intelektualë të të gjitha kategorive, por edhe me aktivistë dhe nëndegët e PDK-së që t'i bashkëngjiten kësaj iniciative. Afër 80% e strukturave që janë meritore për fitoren në vitin 2007 dhe 2009, kanë shprehur gatishmëri për tu bashkëngjit dhe me u përgatit për zgjedhjet e ardhshme komunale", ka shtuar ai.
Dy muaj më parë, Zafir Berisha pati deklaruar dorëheqjen nga të gjitha funksionet dhe anëtarësia në PDK. Tërheqja e tij ka ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve të shumta me kryetarin e Komunës, Ramadan Muja, bashkëpunëtorët e tij dhe udhëheqësinë qendrore të partisë. Nën drejtimin e tij, PDK-ja ka fituar zgjedhjet lokale në Prizren, në vitin 2007, triumf që është përsëritur edhe në zgjedhjet e fundit. Por, ky proces elektoral kishte ndezur shkëndijat e konfliktit mes tij dhe Ramadan Mujës, meqë të dy kanë pretenduar të kandidohen në garën për kryetar të Komunës. Në saje të mbështetjes nga qendra, Muja kishte dalë fitues nga kjo betejë, ndërsa Berisha ishte pajtuar që të udhëheq shtabin zgjedhor të PDK-së. Pajtimi i arritur nuk ka zgjatur shumë kohë, meqë raportet ndërmjet dy liderëve ishin ftohur gjatë fushatës së raundit të tretë, për të arritur pikën kulmore të ndasisë, pas fitimit të pushtetit dhe emërimit të qeverisë komunale.
Ish -kryetari kontravers i PDK-së në Prizren, nuk kishte ngurruar që ta shpallë Mujën dhe qeverinë e tij, si të dështuar dhe me ditë të numëruara.
Share