• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Enjte, 03 Qershor 2010 08:14

Prizren
- Përkundër një takimi, të mbajtur dje mes autoriteteve komunale dhe opozitës në Prizren, nuk janë ofruar qëndrimet për zhbllokimin e punës së organit legjislativ të këtij qyteti, i cili erdhi pas votëbesimit të kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prizrenit, Nijazi Kryeziut, të kërkuar nga ana e opozitës.
Kryetari i Komunës, Ramadan Muja, dje ftoi në takim përfaqësues të LDK-së, AAK-së dhe të LDD-së, që janë pjesë e opozitës në Kuvendin Komunal të Prizrenit, për të biseduar rreth vazhdimit të seancës së ndërprerë, dy javë më parë, pas procesit votues për votëbesimin e kryesuesit të KK-së.
Për shkak të kësaj situate, puna e KK-së është bllokuar, pasi PDK-ja dhe koalicioni qeverisës nuk kanë numrin e nevojshëm të votave për kuorum, apo 21 sosh, pasi njëri nga këshilltarët e PDK-së, Xhemshit Krasniqi mungon.
Sarajevë - Nuk ekziston ndonjë mundësi që të ulemi në tryezë dhe të bisedojmë rreth statusit tonë me Serbinë, ka thënë ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, pas përfundimit të Samitit të përfaqësuesve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që u mbajt dje në Sarajevë.
“Pavarësia e Kosovës nuk mund dhe nuk do të jetë subjekt i debateve”, ka thënë Hyseni, për të shtuar se Kosova është e gatshme të bisedojë me Serbinë, në lidhje me çështjet praktike, që janë të interesit të përbashkët. Ai theksoi se edhe këto bisedime mund të zhvillohen, vetëm si palë të barabarta, apo si dy shtete të pavarura dhe sovrane.
Sarajevë - Ministri i Punëve të Jashtme i Francës, Bernard Kushner, deklaroi për mediat serbe se nga e mërkura, Serbia dhe Kosova duhet ta harrojnë të kaluarën dhe të kthehen kah e ardhmja. Ai tha se takimi i përfaqësuesve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Sarajevë, duhet të nxisë integrimin evropian për gjithë rajonin, duke përgatitur terrenin edhe për opinionin publik, me gjithë rrethanat, aktualisht të rënda.
Konferenca, sipas tij, do të vërtetojë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duan të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian dhe do t’i rikujtojë ato për angazhimet që i presin.
Sarajevë - Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka deklaruar se Beogradi pret të fillojë procesin e ratifikimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim me Bashkimin Evropian.
Pas samitit të Sarajevës, Jeremiq u ka thënë gazetarëve se, pas këtij tubimi dhe këtyre mesazheve, për të gjithë do të jetë më lehtë.
Jeremiq ka konkluduar se vendet e Ballkanit Perëndimor dje kanë dëshmuar se janë të gatshme të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe të bashkëpunojnë, në rrugën drejt integrimeve evropiane.
Share