• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Premte, 11 Qershor 2010 15:28

Prishtinë
- Pesëdhjetë vjet burg dhe dy mijë euro gjobë, janë shqiptuar sot, si dënim për kryesit e vrasjes së ish-policit, Triumf Riza.
Paneli i udhëhequr nga gjykatësi, Mejdi Dehari, e ka dënuar Arben Berishën, me dënimin më të lartë të mundshëm, dyzet vjet heqje lirie, ndërsa për dhënien e ndihmës, në kryerjen e veprës penale, Fitim Avdiu është dënuar me dhjetë vjet burg. Personi i tretë që është dënuar për vrasjen e Rizës, është Agron Berisha, i cili është dënuar me të holla, në vlerë prej dhjetë mijë eurosh.
Prishtinë - Dyzet e katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës, janë zënë në flagrancë, me diploma të falsifikuara. Raportohet se disa prej tyre, kanë mbajtur madje edhe pozita të rëndësishme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, vetëm me shkollim fillor. Kjo është konfirmuar për gazetën “Zëri” nga drejtues policorë, të cilët kanë theksuar se Drejtoria për Hetime të Brendshme e Policisë së Kosovës, pas verifikimit të përgatitjes profesionale të secilit kandidatë, ka arritur të vërtetojë disa raste për falsifikim të diplomave.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Arbër Beka, ka pranuar se janë shënuar disa raste të falsifikimit të diplomave, por, sipas tij, nëse merret numri i përgjithshëm i pjesëtarëve policorë, atëherë rastet e tilla janë të pakta.
Prishtinë - Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, ka kritikuar ashpër politikën e Beogradit ndaj Kosovës, duke thënë se serbët po tentojnë ndarjen e Mitrovicës. Sipas saj, Serbia, synim kryesor ka territorin dhe jo mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, siç theksojnë politikanët e Beogradit. Ajo ka shtuar se objektet e trashëgimisë kulturore serbe, gjenden përtej lumit Ibër dhe jo vetëm në veri të Kosovës.
Momentalisht, sipas eurodeputetes, Doris Pack, politikanët serbë, si ministri për Kosovën, Goran Bogdanoviq, synojnë që në Kosovë të shkaktojnë vetëm probleme dhe t’i mbajnë gjithnjë tensionet të ngritura.
Prishtinë - Peshkopi serb, Teodosije, ka thënë se Kisha ortodokse serbe kundërshton vendosmërinë e KFOR-it, që Policia e Kosovës të mbrojë kishat dhe manastiret serbe, duke thënë se nuk ka besim në policët e Kosovës.
Në një letër të komandantit të KFOR-it, Markus Bentler, dërguar peshkopit të Lipjanit, Teodosije, është përsëritur vendosmërinë që sigurinë e manastirit të Goriçit, në Istog dhe Budisavc të Klinës, në vend të ushtarëve të KFOR-it ta marrin përsipër pjesëtarët e policisë së Kosovës.
Prizren - Lidhja e Prizrenit ka qenë lëvizja e parë me karakter politik e ushtarak, e cila në saje të angazhimit të shumë patriotëve nga shtresa të ndryshme shoqërore, ka mundësuar njohjen e kombit shqiptar, si një bashkësi të pandarë, mbrojtjen e territoreve të tij dhe formimin e një shteti autonom. Kështu u tha dje në Akademinë solemne, me rastin e shënimit të 132 vjetorit të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Ditët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, do të vazhdojnë me aktivitete të ndryshme dhe simpoziume shkencore për tre ditë radhazi. Ndërkaq, nën patronatin e kryeministrit, Hashim Thaçi, në përvjetorin e 132-të të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, u mbajt edhe festivali ndërkombëtar "Drini Poetik", ku morën pjesë poetë shqiptarë dhe ndërkombëtarë.
Prizren - Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar nga Lëvizja "Vetëvendosje", mijëra qytetarë të Prizrenit dhe viseve të tjera shqiptare, dje kanë protestuar kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për ndryshime në logon e Komunës së Prizrenit.
Me thirrjet "Lidhja është gjallë", "Një flamur një Komb", si dhe thirrje të tjera, protestuesit kanë marshuar në qendër të qytetit, kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndryshime në logon e Komunës së Prizrenit. Protestës i janë bashkangjitur edhe qytetarë nga Shqipëria, të cilët thonë se, janë këtu për të mbrojtur atë që burrat e kombit vendosën, pikërisht në këtë ditë të vitit 1878.
Tiranë - Këshilli Kundër Procesit Gjyqësor ndaj Albin Kurtit, nga Tirana ka njoftuar se, menjëherë pasi ka përfunduar protesta e organizuar nga Vetëvendosja, policia ka arrestuar, siç thuhet, në mënyrë të dhunshme, pesë aktivistë të kësaj lëvizje.
“Arrestimet e dhunshme ndodhën shumë pak minuta pasi u përmbyll demonstrata paqësore, në të cilën morën pjesë mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare, ku e kundërshtuan ndryshimin e stemës së Komunës së Prizrenit. Aktivistët janë arrestuar, pa asnjë arsye”, ka njoftuar nga Tirana, përmes një komunikate, në emër të Këshilli Kundër Procesit Gjyqësor ndaj Albin Kurtit, Iliada Korçari.
Prizren - Policia rajonale në Prizren, përmes një komunikate për media, ka konfirmuar arrestimin e pesë aktivistëve të lëvizjes “Vetëvendosje”, duke potencuar se shkak i arrestimit nuk ka qenë pjesëmarrja në protestë, por veprimi i tyre kundërligjorë, në mbrëmjen paraprake. “Arrestimi është bërë, për shkak se gjatë orëve të natës, nga rrugët kryesore të qytetit të Prizrenit, janë hequr flamuj shtetëror të Kosovës, si dhe të shteteve tjera mike. Hetues në rroba civile kanë kryer hetime dhe, pas përfundimit të protestës, kanë identifikuar një automjet, në të cilin ndodheshin 98 flamuj, të cilët janë hequr nga rrugët e qytetit. Ky grup, në automjet ka vendosur emblemën e Komunës së Prizrenit, për t’iu shmangur zyrtarëve policor”, thuhet në komunikatën e policisë.
Prishtinë - Kryeministri, Hashim Thaçi, në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës, ka ngritur sërish çështjen e luftës kundër korrupsionit.
Në këtë kuadër, Thaçi ka thënë se “Qeveria që udhëheq ai, ka thyer heshtjen 10-vjeçare, apo mbulimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Kryeministri u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve, për mbështetje të plotë dhe që mos të politizohen veprimet gjatë këtij procesi.
Share