• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Hënë, 14 Qershor 2010 09:22

Dragash -
Nesër shënohet 11 vjetori i çlirimit të komunës së Dragashit, me një varg aktivitetesh ceremoniale dhe sportive.
Nga drejtoria komunale e Arsimit dhe Kulturës, bëhet e ditur se aktivitetet për ta shënuar këtë datë, fillojnë me një akademi solemne në sallën e Kuvendit Komunal, për të vazhduar me vizitë tek varrezat e dëshmorëve, në Dragash dhe në fshatin Buçe. Pas dite, në Mejdan do të organizohet vrapimi i kuajve, në dy kategori.
Prishtinë - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se procesi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë është politizuar shumë, megjithëse ka pranuar se gjatë viteve të kaluara ka pasur shumë pak veprime konkrete. Ai tha se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk është reformuar dhe e cilësoi atë si të korruptuar, prandaj, sipas tij, ky sistem e ka të vështirë të vihet në krye të luftës kundër dukurive negative.
Kryetari i kuvendit ka shprehur bindjen se, nëse sistemi i drejtësisë vepron mbi bazën e fakteve dhe të dëshmive, nuk do të ketë reagime në opinion edhe në rastin e arrestimeve të paralajmëruara.
Prishtinë - “Organet e Drejtësisë së Kosovës kanë dëshmuar edhe një herë se kanë nevojë për reforma të thella të sistemit që kanë ndërtuar. Ato, me mungesën përgjegjësisë dhe profesionalizmit që kanë treguar, kanë bërë që çështja Kurti, të komplikohet deri në këtë masë, sa të kemi skena të tilla çfarë e kemi parë këto ditë”, thuhet në një reagim të AKR-së, me rastin e arrestimit të Albin Kurtit. “Kosova është vend demokratik, me një sistem shumë partiak dhe hyrja në politikë e kësaj Lëvizje e pasuron skenën politike në Kosovë. Kosova ka nevojë për aktivizimin e njerëzve të denjët dhe të sinqertë në skenën politike”, thuhet në fund të këtij reagimi.
Prishtinë - Këshilli Kundër Procesit Gjyqësor ndaj Albin Kurtit, vlerëson se i tërë procesi gjyqësor ndaj Kurtit është një proces absurd që është në kundërshtim me interesat e Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, për një shtet demokratik, ku sundon ligji dhe respektohen të drejtat e njeriut.
Këshilli ka kërkuar nga Prokurori i rastit që, duke e dëgjuar zërin e afro 150 mijë qytetarëve të Kosovës dhe 175 mijë qytetarëve nga të gjitha trevat shqiptare, t’i tërheqë akuzat ndaj Kurtit dhe të ndikojë, që ky rast të mbyllet urgjentisht.
Prishtinë - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur legjitim, vendimin e Lëvizjes “Vetëvendosje” për t’u kyçur në jetën politike, ndërsa, sa i përket arrestimit të Albin Kurtit, ka thënë se, sikur Kurti, edhe policia ka të drejtat e veta dhe duhet ta ushtrojë funksionin e vet. "Vendimi për t'u kyçur në jetën politike është legjitim, është diçka e zakonshme dhe e drejtë e ‘Vetëvendosjes’ dhe njerëzve të ‘Vetëvendosjes’. Veprimi i ndalimit ose arrestimit të Albin Kurtit, mund të shpjegohet në dy nivele. Nëse ka urdhërarrest, policia e kryen punën e vet”, ka thënë Haradinaj.
Prishtinë - Ballkanit i kanoset një dramë e re në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë, nëse Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk ndërmarrin hapa drastike, për të shtyrë përpara procesin e integrimit të këtyre vendeve në BE, ka thënë analisti i Institutit amerikan të Paqes, Daniel Server, në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën boshnjake.
Server thotë se, fillimisht duhet sqaruar se nuk mund të ketë normalizim apo përparim në çështje teknike mes Beogradit dhe Prishtinës, pa pasur një kontakt konkret mes udhëheqësve të të dy vendeve. Për këtë ai i sugjeron presidentit Fatmir Sejdiu, që të ftojë për një vizitë në Kosovë presidentin e Serbisë, Boris Tadiq.
Share