• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Blegtoria kërkon stimulim dhe infrastrukturë!
Nga: Radio SHARRI   
e Premte, 18 Qershor 2010 21:49

Dragash, 18 qershor 2010
 - Komuna e Dragashit ka një sipërfaqe tokësore prej 435 kilometrash katrorë, e që përbën 3.9 përqind të territorit të Kosovës. I terë territori i kësaj komune më jugore të vendit, është i rrethuar me vargmalet e Sharrit, ndërsa me Prizrenin kufizohet me kodra të buta, e që kjo ia ka bërë të mundur lidhjen me botën.blegtori
 Për shkak të lartësisë mbidetare, nga 900-2600 metra, kushtet jetësore në komunën e Dragashit, janë të ngjashme me ato të rajoneve tjera malore në Evropë. Dragashi ofron kushte ideale për zhvillimin e blegtorisë, sepse rreth 80 përqind e territorit të kësaj komune janë kullota. Në mungesë të investimeve, pasuritë që ofron natyra e Sharrit për zhvillimin e blegtorisë, ende janë të pashfrytëzuara. Aktualisht, numri i fermerëve që merret me dele është i pakët, përkundër faktit se kullotat e bukura të Opojës dhe Gorës, ofrojnë shumë më tepër mundësi për zhvillimin e blegtorisë.
Drejtori komunal i Administratës dhe Personelit në Dragash, Avni Nebiu, thotë se blegtoria nuk është e zhvilluar, aq sa do të duhej të ishte në këtë komunë. “Me nismën graduale të shtimit të fermave blegtorale dhe rritjes së fondit të bagëtisë, kryesisht të deleve dhe lopëve, në masë të madhe do të zvogëlohej numri i të pa punëve dhe do të përmirësohej niveli i ekonomive familjare”, thotë Nebiu, duke dhënë për Radio Sharrin edhe shifra konkrete, në lidhje me numrin e bagëtive dhe fermave të kësaj komune. “Aktualisht, në komunën e Dragashit llogaritet të jetë një numër prej 10 mijë delesh dhe 7 mijë lopësh”, thotë Nebiu, duke shtuar se zyrtarisht në Dragash janë të regjistruara rreth 60 ferma të kapaciteteve të ndryshme.
Ndër fermerët më të suksesshëm në komunën e Dragashit, llogaritet Masar Piraj, nga fshati Plavë. Ferma e tij “Blegtori”, ka mbi 80 frymë dhe është e pajisur me mjete bashkëkohore të punës, ngjashëm me fermat në Zvicër. Piraj thotë se jeton në bashkësi familjare, të cilën e përbëjnë 28 anëtarë dhe se burim kryesor të të ardhurave e kanë blegtorinë. “Në fermën tonë janë të punësuar katër punëtorë, me pagë mesatare prej 250 euro për secilin. Nga tetëdhjetë lopë, 40 janë mjelëse dhe japin nga 26 litra qumësht në ditë. Kemi edhe 23 krerë lopë, të cilat janë për reproduktim, si dhe 17 dema për therje. Për çdo ditë, ne i dorëzojmë nga 600 litra qumësht në një pikë grumbulluese të Prizrenit”, thotë Piraj për Radio Sharrin, duke premtuar se shumë shpejt do të fillojë me prodhimin e djathit të famshëm nga këto anë, i cili gjithnjë e më tepër kërkohet në treg, por që jo secili djathë i plotëson kriteret për tu quajtur “Djathë i Sharrit”. Masar Piraj, me mburrje tregon se komuna e Dragashit ka kushte tejet të mira për zhvillimin e blegtorisë. Por, për t’i shfrytëzuar resurset natyrore, thotë se duhet krijimi i një infrastrukture rrugore, deri në bjeshkë. “Jo vetëm që do të duhej një rrugë e mirëfilltë, por edhe elektrifikimi i disa pikave strategjike në bjeshkë, do të joshte çdo fermer të vogël që ta shtoj kapacitetin e punës. Infrastruktura rrugore dhe energjia elektrike, janë faktorë kryesorë për krijimin e kushteve edhe për themelimin e fermave të reja, me pajisje bashkëkohore për ruajtjen dhe përpunimin e qumështit”, thotë Piraj.
Për këtë qëllim, OJQ “Grupi Lokal i Veprimit”, në bashkëpunim me një shoqatë të jashtme, e cila ka shprehur interesimin si donatorë në këtë drejtim, kanë hartuar projektin për rregullimin e infrastrukturës rrugore. Por, deri më tani, një veprim konkret ende mbetet larg zbatimit. “Pa investime dhe subvencione, nuk mund të zhvillohet blegtoria”, përfundon Masar Piraj, i bindur se e ardhmja do të jetë shumë më e mirë.
 
 
Share