• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
 LOGO_Sharri
 
• Radio SHARRI, është radio e parë në gjuhën shqipe, e themeluar në komunën e Dragashit, më 26 qershor të vitit 1999, pak ditë pas çlirimit të Kosovës. Si medium i vetëm në shqip dhe i pavarur, dëgjueshmëria ishte e pakontestuar, ndërkohë që edhe sot, kur mbi këtë hapësirë janë shtuar mediat, përqëndrimin e qytetarit e merr interneti, sistemi kabllor dhe shumë forma të tjera, radio vazhdon të mbetet në rolin e pazëvëndësueshëm.
• Radio SHARRI transmeton program pa ndërprerë (24 orë), me sinjal të qartë dhe saktësisht mbulon komunat; Dragash, Prizren, Shtërpcë, Rahovec, Malishevë, Suharekë dhe Mamushë. Sipas sondazheve të fundit, Radio SHARRI llogaritet të ketë qasje tek një audiencë, prej afërsisht 500 mijë banorësh, prej të cilëve rreth 55% e përcjellin programet tona, në frekuencat 96.4 MHZ, si dhe përmes internetit.
• Në skemën programore përfshihen emisione që iu dedikohen të gjitha moshave, duke u përkujdesur për informacione, programe kulturore, argëtuese, sportive etj.
• Një sondazh i fundit për dëgjueshmërinë e të gjitha radiove, i cili është kryer në tërë Kosovën nga agjencia “Strategic PULS”, ka rezultuar se Radio SHARRI është radioja më e dëgjuar në rajonin Jug-perëndimor të Kosovës, ndërkaq është renditur në vendin e pestë, në nivel vendi, gjithnjë sipas dëgjueshmërisë.
• Më 12.10.2009, Radio SHARRI ka lansuar edhe web-faqen zyrtare, në të cilën çdo vizitor ka qasje të lirë, pa pasur nevojë regjistrimi.
• Më 16.04.2010, realizohet projekti tjetër i rëndësishëm, i cili mundëson që valë tona të arrijnë kudo në botë, me një cilësi të pakontestueshëm të sinjalit.
 
 
Share