• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nelson Misinin e pëlqen Dinamo e Zagrebit!
e Martë, 31 Gusht 2010 14:18

nelson_Radio_SHARRIDragash
- Futbollisti 17-vjeçar i Lirisë së Prizrenit, Nelson Misini, pritet të bëhet pjesë e skuadrës së lavdishme kroate “Dinamo” nga Zagrebi, pasi me sukses ka kaluar testimin në kryeqytetin kroat.
I lindur në vitin 1993, në fshatin Shajne të Dragashit, Nelsoni e nisi karierën në KF “Liria” të Prizrenit, por gjithnjë kishte synim klubet e mëdha, pasi atë e inkurajonte trajneri i tij, Skender Kapra, i cili nuk e fsheh gëzimin që ky talent nga Opoja, shumë shpejtë do të bëhet pjesë e skuadrës kroate “Dinamo”, e cila e ka vlerësuar lart talentin e Nelsonit, me të cilin shumë shpejtë do të nënshkruaj edhe kontratën.
Talenti opojan, gjatë seancave stërvitore ka lënë përshtypje të mira tek trajneri i mirënjohur ndër shqiptarët, Josip Kuzhe. Ai ka thënë se pret shumë nga ky futbollist i ri, sepse talentin ia kishte vlerësuar, që në kontaktin e parë me të. “Shumë shpejtë do ta shohim Nelsonin në fushën e Maksimirit. Ai është një talent i madh. Do ta sjellim në Dinamo, sepse ai i ka dyert e hapura në këtë klub. Nelsoni ka gjasa të mëdha, ngase ekspertët, përfshirë edhe Xhemo Mustedanagiqin, kanë dhënë mendime pozitive për të”, ka thënë përzgjedhësi i kombëtares së Shqipërisë, Josip Kuzhe. Ai ka pranuar se futbollisti i ri, Nelson Misini, është dërguar me ndihmën e tij për prova në Zagreb. “Po, unë kam qenë ai që e kam mbështetur dërgimin e tij në prova. Dhe, tashmë jam i lumtur që Nelsoni është pëlqyer atje. Shpresoj që ai të bëhet një futbollisti i madh”, ka thënë Kuzhe.
Edhe trajneri i KF “Liria”, Skender Kapra, ka thënë se një avancim të Nelsonit, e kishte pritur dhe se nuk dyshon që, tashmë karriera e tij nuk mund të vihet në dyshim. “Çfarëdo që të thosha, pas vlerësimit që trajneri Kuzhe i ka bërë Nelsonit, do të ishte e tepërt. Unë e kisha parë, që në fillim, se ky djalosh ka talent dhe shumë shpejtë do të avancohet në klubet e mëdha. Vlerësimin tim e kanë vërtetuar edhe ekspertët e Dinamos së Zagrebit, të cilët do ta marrin atë në radhët e veta”, ka thënë Kapra.
 
 
Share