• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Martë, 28 Shtator 2010 10:00

bashkim_susuri

Bashkim SUSURI - Korrespodent nga Prizreni, për gazetën "InfoPress"
Një fëmijë i lazdruar, i cili ishte mësuar që, për çdo ditë, ta hante nga një çokollatë, kur i mungoi ajo, vetëm një ditë, e kishte quar peshë tërë familjen. Dhe, jo vetëm që e kishte quar peshë shtëpinë me britma, të cilat assesi nuk i kishin hije, porse ia ishte krisur edhe vajit me të madhe! Ai, mbase nuk kishte faj, sepse ishte mësuar që çdo ditë ta hante nga një çokollatë. Mirëpo, jo vetëm fëmijët bëjnë zhurmë të madhe dhe ia krisin vajit, sa herë që nuk kanë ço kollata për të ngrënë. Këtë e bëjnë edhe të rriturit, madje edhe ata që, jo rastësisht kanë hyrë në politikë dhe kanë fituar votën e popullit, me obligim që t’i përfaqësojnë interesat e tyre, aty ku është vendi, pra në Kuvend.
Kësisoj, këshilltarët e opozitës në Prizren, që për plotë shtat vjet e kanë udhëhequr pushtetin lokal, janë mësuar që të ngopen me “çokollata” dhe, kur në zgjedhjet e kaluara populli me votën e tyre ua ndaloi ato, atëherë opozita, e udhëhequr nga LDK-ja, ia krisi vajit, duke derdhur lot krokodili dhe duke fajësuar pushtetin e ri lokal, kësaj radhe të udhëhequr nga PDK-ja. Duke mos u pajtuar kurrsesi me pushtetin e ri lokal, me në krye Ramadan Mujën, opozita nisi me kritika nga më të ndryshmet kundër kësaj strukture udhëheqëse, duke u nisur nga, kinse keqpërdorimet e shumta të pushtetit e deri tek klasifikimi i kryetarit Muja, si person i sëmurë psikik.
Në ndërkohë, pushteti lokal, pa ia varur veshin kritikave të pabaza të opozitës, vazhdon punën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të bazuar në ligjet aktuale të Kosovës, pa marrë parasysh se kjo aspak nuk i pëlqen opozitës, porse gjithsesi i pëlqen qytetarëve të Prizrenit, të cilët me ardhjen në pushtet të PDK-së, menjëherë nisën të binden se pushteti aktual është shpirtërisht i përkushtuar që të punojë në të mirë të të gjithë qytetarëve të komunës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike apo partiake. Shumë shpejt nisën realizimet e shumë projekteve në të gjitha fushat e jetës, që dukshëm ndikuan në përmirësimin e kushteve jetësore të qytetarëve të komunës së Prizrenit. U investua, jo vetëm në qytet, por edhe në zonat rurale, madje edhe në ato zona e fshatra, ku opozita e kishte shumicën e elektoratit të saj. Kjo, me të vetmin qëllim që të gjithë qytetarët të trajtohen të barabartë. Të gjitha këto suksese të pushtetit komunal, të udhëhequr nga PDK-ja, me në krye Ramadan Mujën, u mirëpritën jo vetëm nga anëtarët e PDK-së, por edhe nga anëtarë të partive të tjera opozitare, të cilëve nuk u intersesonte se cila parti po u përmirësonte kushtet jetësore, sepse vendbanimet e tyre ishin anashkaluar për plotë 7 vjet të udhëheqjes së ish pushtetit lokal, LDK-së me partnerët e saj të koalicionit.
Pas sukseseve të njëpasnjëshme të pushtetit aktual, pjesëtarë të opozitës (LDK, AAK dhe LDD), nisën një “luftë” poshtëruese ndaj qeverisë lokale, me akuza poashtu poshtëruese dhe të nivelit më të ulët, kinse për keqpërdorime të shumta të pushtetit. Madje, ata shkuan aq larg, sa që e akuzuan pushtetin lokal edhe për korrupsion (pa dhënë asnjë provë konkrete për këtë), pastaj për mosrespektimin e ligjeve pozitive të Kosovës e deri tek paraqitja e rasteve në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Më e keqja është se opozita, e pangopur që e ka udhëhequr pushtetin lokal për plotë 7 vjet, ka bërë çmos që ta bllokojë edhe punën e organit më të lartë komunal, Kuvendit. Dhe, kur kjo çështje u zgjidh pozitivisht nga institucionet përkatëse, opozita përsëri nisi të vajtojë, kinse për mosrespektim dhe moszbatimi të ligjeve edhe nga organet më të larta të Kosovës. Opozita, mbase nuk ka faj, sepse lakmon pas çokollatave që gjithsesi kanë shije të ëmbël dhe ia kënda secilit! Mirëpo, populli është ai që përfundimisht vendos me votën e lirë, se kujë do t’i japë “çokollatat”. Kësaj radhe ai (populli), i pakënaqur me ish udhëheqjen e pushtetit lokal nga LDK-ja dhe partnerët e saj të koalicionit, ia dhuroi ato Partisë Demokratike të Kosovës, e cila me mish e me shpirt është duke punuar në interes të popullit, pa marrë parasysh se kjo nuk i pëlqen opozitës. Dhe, rezultatet e pushtetit aktual janë evidente; ambulanca e shkolla, pothuajse në çdo fshat, madje edhe në mjediset ku opozita e ka shumicën e elektoratit. Pastaj rrugë të asfaltuara, kanalizime e ujësjellës në, pothuajse të gjitha fshatrat, sipërfaqe të gjelbra, jo vetëm në qytet por edhe në zonat rurale, zhvillimi i mësimit në, pothuajse të gjitha shkollat në dy ndërrime e shumë rezultate të tjera. Dhe, të gjitha këto rezultate janë të mirëpritura, jo vetëm nga antëtarë të partisë në pushtet, PDK-së, por edhe nga anëtarë të opozitës. I vetmi problem në gjithë këtë lëmsh të krijuar nga udhëheqësit e opozitës, është se atyre edhe më tutje ia kënda që të hanë “çokollata”, të cilave ua dinë shijen, prandaj kanë dëshirë që prapë t’i hanë ato. Mirëpo, për t’i ngrënë ato, opozitës i duhet një punë e gjatë dhe më serioze, për ta bindur elektoratin, se me të vërtetë meritojnë që prapë t’i kthehen “çokollatave” të ëmbla.
Për t’i fituar ato, eventualisht , opozita fillimisht duhet të kthehet në Odën e Kuvendit, aty ku është vendi për kuvendim të argumentuar.
Përfundimisht, përfaqësuesit e opozitës duhet të jenë shumë më përgjegjës ndaj qytetarëve që ua kanë dhënë votën dhe të kthehen në Kuvend, në “Odën e Burrave”, ku në mënyrë dinjitoze janë të obliguar që t’i paraqesin interesat e qytetarëve që pikërisht për këtë mision ua kanë besuar votat.
Share