• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
Panairi Tradicional Bujqësor - SHARRI 2010 |
![]() ![]() Rpublika Kosova/ Republikc of Kosova
Komuna e Dragashit/ Opština Dragaš/ Daragash Municipality
PANAIRI TRADICIONAL BUJQëSOR I REGJIONIT Të SHARRIT L a j m ë r i m Lajmërohen të gjithë qytetarët e regjionit të Sharrit, se më datën 17 tetor 2010, në Opojë, në oborrin e ish-kazermës së TMK-së, te pishat, në fshatin Zym, do të mbahet panairi TRADICIONAL bujqësor për regjionin e Sharrit, i organizuar nga Komuna e Dragashit dhe Grupet e Fermerëve, nën mbështetjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi - UN FAO Panairi do të ketë karakter garues dhe ekspozues. Në karakterinë garuese do të përfshihen: · Lopët qumështore, mëshqerrat dhe demat e racave: Simental, Braun Swiss, Graufi, Hollshtajn dhe Busha. · Delet, rrunëzat dhe deshët e racave: § Sharri-Ruda, Wirtenberg dhe Merinos. · Djathi i Sharrit, i deles dhe Djathi i Sharrit, i lopës. • Kategoria e ekspozimit do të përfshijë: · Qenin e Sharrit · Makinat bujqësore – blegtorale · Pajisjet e fermave · Imputet bujqësore (fara, plehu, pesticidet) · Medikamentet veterinare · Produktet ushqimore (mjalti, djathërat e kategorive tjerë industrial dhe individual, produktet e mishit, etj.) · Kafshët jo garuese (kuajt e punës, etj.) Ftohen qytetarët e regjionit të Sharrit, që me pjesëmarrjen e tyre masovike, ta japin kontributin e tyre në organizimin dhe mbarëvajtjen e kësaj ngjarje madhështore për regjionin e Sharrit. Nga: Komuna e Dragashit dhe Grupet e fermerëve. |