• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Plagosje në Has, në konflikt mes vëllezërve!
e Martë, 19 Tetor 2010 21:02

policia_kosoves_hasPrizren, 19 tetor 2010
- Një grua është plagosur rëndë në fshatin Breg Drin të Hasit, teksa pengonte kunatin e saj, i cili kishte drejtuar pistoletën në drejtim të vëllait të tij, gjatë një konflikti familjar. Policia rajonale e Prizrenit bëri të ditur sot se në konflikt ishin përfshirë tre vëllezër, të cilët tashmë janë arrestuar. Zyrtari për media pranë drejtorisë rajonale të policisë në Prizren, Hazir Berisha, tha se ngjarja ndodhi gjatë paradites së sotme, mes tre vëllezërve, ku pasoi me përdorimin e armës. “Shkrehja e një fisheku lëndoi rëndë kunatën e njërit prej të dyshuarve, e cila është pranuar për trajtim mjekësor në Qendrën spitalore të Prizrenit. Pas marrjes së informacionit, njësitet policore janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes, ndërsa në koordinim me Qendrën operative rajonale, gjatë rrugës, në Landovicë, është ndaluar vetura, të cilën po e drejtonte i dyshuari që ka përdorur armën, i cili edhe është arrestuar”, tha Berisha, duke shtuar se tek ky person është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, ndërsa hetuesit policorë, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, kanë sekuestruar edhe dy thika. Jozyrtarisht, mësohet se mosmarrëveshjet rreth shitjes së një rimorkio, kanë qenë shkak i konfliktit mes vëllezërve, ndërsa viktima është plagosur, teksa tentonte të pengojë kunatin, i cili kishte drejtuar pistoletën në drejtim të vëllait të tij.


Share