• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Ndahet nga jeta, Rexhep Smajlaj!
e Premte, 29 Tetor 2010 12:09
 
rexhep_smajlajPrizren
- Pas një sëmundjeje të shkurtër, të mërkurën në mbrëmje, në Prizren, vdiq poeti, shkrimtari dhe intelektuali prizrenas, Rexhep Smajlaj, i cili ishte ndër gjeneratat e para të arsimtarëve në trevën e Hasit, ndërsa më pas, deri në pension, punoi në Ish Shërbimin e Kontabilitetit Shoqëror (SHKSH) në Prizren.
Rexhep Smajlaj është marrë edhe me shkrime për fëmijë dhe të rritur, kryesisht në fushën e poezisë. Ai la të botuara 8 libra, kryesisht në poezi. Disa nga titujt janë: “Rrefim Pashtriku”, “Nuk matem me hijen time”, “Kronikë shtigjesh”, e të tjerë. Në disa libra, Smajlaj ka qenë edhe recensentë, ndërsa ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Me rastin e vdekjes se Rexhep Smajlajt, në Prizren është mbajtur një mbledhje komemorative, në të cilën morën pjesë figura të shquara të letërsisë, veçanërisht bashkëveprimtarët e tij.
I ndjeri Rexhep Smajlaj është lindur më 1938, në fshatin Romajë të Hasit. Ka kryer dy fakultete, atë Juridik dhe fakultetin Pedagogjik, në Prishtinë. Nga viti 2002 ishte anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Një kohë ka qenë bashkëpunëtor në “Rilindja”, “Bujku” dhe “Shkëndija”. Varrimi i të ndjerit u bë të enjten, në vendlindjen e tij, në fshatin Romajë të Hasit.
 
 
Share